25 Prill 2024

Berdyna në Ulqin i dorëzoi tekstet e Abetares për fatosat shqiptarë në Mal të Zi

Prishtinë, 22 gusht - Në kuadër të përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të siguruar tekste shkollore  për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, Zëvëndes ministri i Arsimit, Agim Berdyna,  në Ulqin i`a dorëzoi tekstet e Abetares për fatosat shqiptar në Mal të Zi , kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Numanbegu, i cili njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Me këtë rast, Berdyna është shprehur se, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit , do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi dhe treva tjera ku jetojnë shqiptarët jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë  dhe se ky njëherësh është edhe obligim moral e kushtetues i dy shteteve tona.

“Ndjehem i privilegjuar që kam rastin t’ua dorëzojë tekstet e Abetares dhe uroi që nxënësit të kenë sukses në jetë,  ndërsa ne si Ministri  e Arsimit, në forma të ndryshme  do të vazhdojmë të ju mbështesim në vazhdimësi në përmbushjen e objektivave  që keni në fushën e arsimit shqip të brezave të rinj në trevat tuaja”,  tha zv/ministri Berdyna.

Ndërkaq, Numanbegu ka falënderuar MAShT-in për mbështetjen e vazhdueshme, për të shtuar se, shqiptarët e Malit të Zi  jo vetëm tash që do të marrin tekstin e Abetares, por mbështetja vazhdon edhe përmes ndarjes së kuotave për studentët në Universitetet Publike të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)