19 Prill 2024

BE mbështet masterin në Edukatë Fizike dhe Sport në UP

Prishtinë, 21 nëntor - Zyra e BE-së në Kosovë ka mbështetur zhvillimin e një planprogrami të ri për nivelin Master për edukimin sportiv, që është i pari i këtij lloji në Kosovë.

Programi i ri për nivelin Master për edukatë fizike dhe sport në Universitetin e Prishtinës është rezultat konkret i projektit dyvjeçar të financuar nga BE, i cili u lansua gjatë këtij viti.

Si rezultat i kësaj, rreth 50 studentë nga e gjithë Kosova, të cilët janë regjistruar në këtë program që nga tetori 2012, kanë ndjekur ligjëratat në gjuhën angleze nga ligjërues kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Ndikimi i sportit në shoqëri ishte tema kryesore e fjalimit të profesor Norbert Bachl, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Mjekësor të Komitetit Olimpik Evropian dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në Universitetin e Prishtinës më 21 nëntor 2012. Kjo ligjëratë u organizua nga projekti që mbështet zhvillimin e shkencës së sportit dhe edukatës fizike në Kosovë, i financuar ky nga BE.

Edukimi dhe trajnimi sportiv është një fushë që kërkon vëmendje urgjente në Kosovë, për çfarë edhe BE vendosi të shpenzojë rreth 1.5 milion euro për këtë qëllim. 

Programi i ri për Master në shkencën e sportit, që mbështetet nga BE, do të kujdeset për edukimin e specializuar në shkencën e sportit dhe për trajnimin në edukatë fizike, të cilat janë aq të nevojshme në Kosovë.

Ky program trajnues për sport do të ketë mësimdhënës dhe trajnerë me nivel të lartë kualifikimi për shkollat dhe objektet e qendrat sportive në Kosovë.

Një prej përfitimeve të drejtpërdrejta të profesionistëve të trajnuar do të jetë objekti i ri shumëshërbimesh i sporteve në Mitrovicë i financuar nga BE. 

Ky program për Master implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë. 

Programi për trajnimin e trajnerëve do të jetë në përputhshmëri me kërkesat dhe standardet e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit në Kosovë, si dhe me akreditimin e programeve të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Ky program do të jetë po ashtu në përputhje me kërkesat e Kornizës së Kualifikimeve për Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)