19 Prill 2024

BE kërkon qasje në arsim për çdo fëmijë gjatë krizës pandemisë

Prishtinë, 26 prill - Me rastin e Ditës së Diversitetit,  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë theksojnë rëndësinë e garantimit të qasjes në arsim për të gjithë fëmijët edhe gjatë krizës aktuale me COVID-19.

“Arsimi përfshirës është diçka që Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të madhe. Kjo është arsyeja pse me kënaqësi e financojmë projektin ‘INCLUDE’ i cili do të jep përgjigje me kohë drejt sigurimit të arsimit përfshirës në rrethanat aktuale."

"Në planin afatgjatë, sistemi arsimor në Kosovë do të përfitojë nga aktivitetet e ndërtimit të kapacitetit dhe përkrahja e synuar që jepet gjatë projektit”, tha znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.

Të gjitha përpjekjet e mundshme duhet të bëhen nga autoritetet për të siguruar vazhdimin e mësimnxënies së sigurt dhe të barabartë nga shtëpia për të gjithë, posaçërisht për ata nxënës që kanë nevojë për më shumë përkrahje ose janë më të vështirë për t’u arritur.

Gjithashtu duhet të gjenden mënyra inovative për t’i adresuar sfidat e situatës aktuale me pandeminë.

 Në këtë kontekst, projektet e bashkëpunimit mund të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e zgjidhjeve për sfidat aktuale.

“E drejta për arsim është e drejtë thelbësore dhe qasja e vazhdueshme në arsim gjatë krizës aktuale është jetike. Kjo është posaçërisht e vërtetë për fëmijët nga grupet e pafavorizuara, ku mund të nevojiten përpjekje të posaçme për të siguruar se ata kanë qasje në mjetet dhe materialet e barabarta me bashkëmoshatarët e tyre”, theksoi Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Projekti i përbashkët BE/KE ‘INCLUDE’ e përkrahë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në përmirësimin e qasjes në arsim cilësor për të gjithë fëmijët me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijëve nga grupet e pafavorizuara si p.sh. fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë. Aktivitetet e projektit janë duke u përshtatur sipas nevojave të gjendjes aktuale.

Projekti nisi në janar 2020 me fondet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe implementohet nga Këshilli i Evropës. Projekti do të zgjasë katër vjet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)