29 Mars 2024

Bajrami kërkon nga qeveria e re ta ketë arsimin prioritet

Prishtinë, 4 shtator - Ministri në detyrë i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e vitit të ri shkollor ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që arsimin ta ketë prioritet.

Fillimisht ai ka uruar nxënësit, prindërit, mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.

“Pa dyshim është një ditë festive për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës. Shfrytëzoj rastin që të gjithë nxënësve, prindërve, mësimdhënësve t’u uroj fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, në mënyrë të veçantë 28 mijë fatosave që për herë të parë do të shkojnë në shkollë, të cilët tërë jetën do ta kujtojnë këtë ngjarje të rëndësishme”, i tha televizionit publik Arsim Bajrami.

Ministri në detyrë ka bërë me dije se këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nxënësit do t’i marrin tekstet e përdorura.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që arsimin ta ketë prioritet. “Është punuar mjaft në periudhën e pas luftës për renovimin e sistemit arsimor, por ka munguar investimi dhe përqendrimi në cilësi. Ka qenë logjika e sasisë, e kuantitetit. Por, nuk do të thotë ky orientim që nuk kemi bërë asgjë, që nuk kemi siguruar brenda cilësi. Kërkojmë që Qeveria e ardhshme ta ketë prioritet arsimin”, është shprehur Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)