20 Prill 2024

Bajraktari merr pjesë në Konferencën për inovacionet në sektorin pyjor

Ferizaj, 17 qershor - Rektori i Universitetit të  Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, ku po merr pjesë në Konferencën “Inovacionet në sektorin pyjor për një të ardhme të gjelbëruar”, e cila po mbahet në Vancouver të Kanadasë.

Kjo Konferencë ka mbledhur shumë shkencëtarë dhe inovatorë nga vende të ndryshme, të cilët po diskutojnë rreth asaj se si mund të krijohet çasje inovative mjedisore dhe sociale për një të ardhme të gjelbëruar të shoqërisë sonë, inovacionet në dizajnin e drurit, për inovacionet në menaxhimin e pyjeve, polititikën dhe tregun, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të pyjeve.

Në këtë Konferencë, rektori Bajraktari e ka përfaqësuar UShAF-in me tri punime shkencore, ku përveq tij, autorë janë edhe profesorët Florit Hoxha dhe Rrahim Sejdiu. Gjatë këtyre prezantimeve, Rektori ka folur për kapacitetet tharëse të drurit në Kosovën Juglindore, për rëndësinë e marketingut në zhvillimin e sektorit të drurit, si dhe për koston e tharjes së lëndës së drurit.

Gjatë kësaj kohe, rektori është takuar edhe me njohës të mëdhenj të fushës së industrisë së drurit. Po ashtu, ai pati një takim edhe me menaxhmentin e lartë të Universitetit të Kolumbisë Britanike, me të cilët bisedoi për bashkëpunim ndëruniversitar në të ardhmen.

Konferenca është organizuar nga IUFRO divizioni 5 dhe Fakulteti i Pylltarisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike, FPInnovations dhe Shoqëria e Shkencave dhe Teknologjisë së Drurit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)