25 Prill 2024

Avancimet e fundit kanë kompromentuar procesin e avancimeve akademike

Prishtinë, 30 korrik - Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës më 23 korrik është vendosur pozitivisht për të gjithë kandidatët e propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Mesatarja e numrit të publikimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për një vit del 5.5, që është pesëfishi i publikimit të kolegëve të tyre në Norvegji të cilët në fushën e njëjtë kanë nga 0.96 publikime shkencore në vit për profesor.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka vendosur që t’i ofrojë shansin publikut që të gjykojë lidhur me atë se a janë këta profesorë gjeni apo kanë ushtruar ndonjë veprimtari që është në shpërputhje me integritetin akademik.

Tetë kandidatë janë avancuar në profesorë të rregullt, duke marrë kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës.

Nga tani e tutje, këta profesorë sipas ORCA-s nuk i detyrohen më universitetit sa i përket avancimit të tyre akademik, shkencor dhe profesional.

Shumica e këtyre publikimeve janë bërë në vetëm tri revista. Për këto tri revista ORCA ka zbuluar se: keqinformojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksim në databaza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keqinformojnë për përdorimin e softuerit antiplagjiaturë – ndërkohë që është e lehtë të gjendet plagjiat nga Wikipedia në publikimet e tyre.

 Për më tepër, njëra nga këto revista e ka botuesin të listuar si të dyshimtë dhe me shkelje serioze të Parimeve të Transparencës dhe Praktikave të Mira për Botues Shkencor.

Lidhur me rastin e supermenëve të UP-së që u avancuan me nga 18 e 19 punime të bëra në një vit e gjysmë, prorektori Sahiti është treguar çapkën duke bërë shaka me shkencën, të ardhmen e universitetit dhe integritetin akademik:

“Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe të themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu” – Naser Sahiti

ORCA mendon se ky rast i avancimeve dhe kjo lloj qasje e menaxhmentit ndaj problemit e ka kompromentuar procesin e avancimeve akademike 2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)