20 Prill 2024

Austriakët i dhurojnë Universitetit të Prizrenit 4 mijë e 600 libra

Prizren, 18 tetor - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pranuar një donacion prej 4 mijë e 600 librave prej profesorëve,universiteteve dhe bibliotekave të Austrisë.

Dorëzimin e donacionit  të librave e ka bërë ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Mag. Gernot Pfandler dhe kontingjenti i KFOR austriak, të cilët kanë bërë bartjen e librave.

Me këtë rast në emër të UPZ-së dhe Rektorit Vataj, Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu,  i dorëzoi një mirënjohje ambasadorit austriak, në shenjë falënderime për këtë donacion të çmuar për UPZ-në. Ky është një projekt nga Mag.

Martina Drescher, mësimdhënëse në UPZ nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Hulumtime, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në degën e gjuhës gjermane.

Profesor Canaj dhe profesor Maksuti janë kuadro të universitete prestigjioze austriake, profesorët e të cilëve në Austri kanë kontribuar në grumbullimin e librave nëpër universitete austriake për UPZ-në. Librat vijnë nga institucionet ose personat në vijim: Dr. Arnulf Knafl (Shefi i Programit të Korrigjimit) - OeAD - Shërbimi i Shkëmbimit Austriak, Mag. Margit Kreiter - Biblioteka dhe arkivimi i bibliotekës kryesore të Vjenës, Mag. Karin Lach - Drejtor i Departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Vjenës, Prof. Dr. Mag. Hans-Christian Luschützky - Instituti për Gjuhësi Universiteti i Vjenës, Mag. Stefan Alker-Windbichler - Drejtor i Departamentit të Studimeve Gjermane, Studime Holandeze, Studime Skandinave, Universiteti i Vjenës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)