19 Prill 2024

ATK inkurajon nxënësit të marrin pjesë në garën digjitale rreth tatimeve

Prishtinë, 5 tetor - Gara digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor nga klasa e 6, 7, 8 dhe 9, është e hapur deri ditën e mërkurë të kësaj jave, andaj Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka inkurajuar të gjithë nxënësit e interesuar që deri në këtë afat kohorë të dorëzojnë punimet e tyre në adresën [email protected] ose në facebook https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS.

"Deri më tani kemi një numër të konsiderueshëm të nxënësve, të cilët kanë dorëzuar punime e tyre të realizuara sipas kritereve të parapara, ku për të gjithë ata nxënës të cilët nuk kanë arritur të informohen, ATK ju ri-kujtojmë se kriteret për tu bërë pjesë e kësaj gare, nxënësit duhet të punojnë në idenë e tyre, të cilat mund të konkretizohen në video (jo më e gjatë se 1 minutë), poster kreativ (një faqe),  fotografi (një fotografi), ose në PowerPoint", njofton ATK.

Procesi i votimit fillon ditën e enjte të kësaj jave dhe përfundon të dielën në ora 23:59, ku pesë (5) finalistët,  të cilët marrin pëlqime më së shumti përmes Facebook-ut të garës, do të jenë pjesë e votimit.

ATK në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë,  kanë lansuar këtë garë  me qëllim që të mësohet më shumë se si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

Kjo garë është e organizuar në dy raunde, i pari është gjatë muajit shtator, ndërsa raundi i dytë do të jetë në sezonin e dimrit.

Në raundin e parë do të mund të marrin pjesë nxënësit e shkollave publike të këtyre komunave: Dragash, Gjakovë, Gllogoc, Graçanicë, Istog, Junik, Mamushë, Mitrovicë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)