20 Prill 2024

Arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë

Prishtinë, 2 gusht - Ngritja e edukimit cilësor ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.

Në takim u theksua se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)