19 Prill 2024

Arsimi në gjuhën shqipe në diasporë pikë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 16 tetor - Zëvëndës Kryeministri Dardan Gashi ka pritë në kabinet, ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.

Ambasadori shqiptar përgëzoi ministrin Gashi për detyrat e reja në qeveri.

“Njeriu i duhur në vend të duhur. U gëzova për detyrat e reja që morët sepse jeni një politikan që bëni punë konkrete” – ka thënë me këtë rast, ambasadori Minxhozi.

Në këtë takimi u diskutuan një sërë çështjesh, me theks në takimin e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Korçë më datën 27 nëntor, gjegjësisht, marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen në fushën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën shqiptare.

“Arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive tona pa lënë anash dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë” – ka thënë me këtë rast, zëvendëskyreministri dhe njëherësh Ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)