28 Mars 2024

Arsimi dhe aftësimi profesional, shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit

Prishtinë, 18 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në Konferencën e tretë kombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional, shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit”, ku u prezantuan të arriturat e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Në Konferencë gjithashtu u prezantuan 18 udhëzues të përgatitur nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të jenë në shërbim të shkollave dhe nxënësve, si dhe u diskutua për bashkëpunimin me bartësit relevant, në realizimin e aktiviteteve të AAP-së dhe projektet për reformimin e sistemit të arsimit profesional në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se, ekonomia e vendit varet nga cilësia e sistemit të arsimimit të të rinjve në shkolla, në veçanti në shkollat profesionale.

Ministri Bytyqi tha se, vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet ngritjes së standardeve të shkollave profesionale, pasi që tashmë është një kërkesë e vazhdueshme e të rinjve tanë për tu orientuar në këto shkolla.

Ministri Bytyqi vlerësoi se, MAShT duke e konsideruar shumë të rëndësishëm zhvillimin e arsimit profesional, ka zhvilluar dhe vazhdon të investoj në zhvillimin e infrastrukturës ligjore, e cila është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

“Vendi ynë me përqindje të lartë të rinisë konsiderohet si burim i potencialeve për punë dhe perspektivë në të ardhmen”, u shpreh ministri, cili foli edhe për nevojën që vendi ynë të ketë të rinjë të cilët mund të jenë ndërmarrës të suksesshëm.

Ministri Bytyqi po ashtu foli edhe për hartimin e programit të shkollimit për profesionin- Këshilltar i karrierës, me diplomë të njohur në 74 vende të botës, ku grupi i parë i këtyre studentëve në Prishtinë dhe Prizren është në përfundim të shkollimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)