28 Mars 2024

Arrestohet 1 person i dënuar nga Gjykata e Pejës për ‘Vedhje te rëndë'

Pejë, 3 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), sot në orën 00:05,  ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore  në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe  për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)