25 Prill 2024

Anulohet greva e SBASHK-ut

Prishtinë, 11 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka anuluar grevën e paralajmëruar me 13 prill pasi sot Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për KosovaPress tha se lajmin për procedimin e këtij projektligji drejt Kuvendit të Kosovës e ka marrë vetëm nga mediat, pasi ende nuk ka marrë asgjë zyrtare.

Duke e përgëzuar Qeverinë Haradinaj për vendimin e saj, Jashari tha se pasi sot Qeveria i ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për në Kuvend projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999, greva e 13 prillit anulohet.

“E përgëzoj më në fund Qeverinë Haradinaj  dhe po them me veprimin e sotëm, me votimin e projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës u dha ‘drita e gjelbër’ nga Qeveria që ai pastaj të shkoi me procedurat e rregullta në parlament."

"Kjo ishte kërkesa më sublime e anëtarësisë sonë dhe me tejkalimin e këtij problemi pra me aprovimin e këtij ligji nga Qeveria, dhe karshi kësaj duke parë se edhe në kërkesat tona tjera hap pas hapi jemi duke punuar me ministritë gjegjëse në konsultim me kryetarët e nivele komunale dhe të universitetit e konsideruam se arsyeja për grevë është tejkaluar, që nënkupton se greva e 13 prillit anulohet, nuk do të mbahet , ngase kërkesa sublime e mësimdhënëseve për të Kosovës për vitet më të ndritura u bë realitet”, tha ai.

Jashari tha se presin nga Qeveria e Kosovës që t’i përfillin kërkesat tjera të SBASHK-ut që lidhen me ligjin e punës dhe pagave.

Ndryshe, SBASHK-u ka mbajtur edhe dy greva në muajin shkurt dhe një në muajin mars, duke kërkuar që projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 1990-1999 të kalojë për miratim në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)