19 Prill 2024

Anëtarësimi në Asociacionin evropian për arsim profesional, suksesi i OEK-ut

Prishtinë, 6 tetor - Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga shtyllat kryesore në zhvillimin e resurseve humane në ndërmarrje por edhe ne zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës në vazhdimësi është duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve arsimore në Kosovë si dhe duke sjellë përvoja evropiane.

Kosova, si gjithnjë e më shumë ka nevojë për përvojën Evropiane, me theks të veçantë atë të vendeve gjermano folëse në fushën e Arsimit dhe Aftësimit.

Kjo arrihet vetëm duke shtuar numrin e partnerëve dhe duke qenë pjesë e rrjetëzimit të akterëve në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional,- tha zoti Safet Gerxhaliu, Kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës.

Kjo u tha me rastin e anëtarësimit të Odes Ekonomike të Kosovës, në Asociacionin Evropian të Instituteve për Arsim Profesional ( EVBB) me seli në Bruksesl.

Ky asociacion ështe ombrellë evropiane e ofruesve të shërbimeve të  trajnimeve dhe aftësimeve si institucione jo-profitabile dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë e arsimit dhe aftësimit profesional në vendet evropiane dhe rritjen e angazhimeve në arsim në nivelin Evropian.

Anëtarësimi i Odës Ekonomike të Kosovës u miratua nga Asambleja e përgjithshme e  Asociacionit, që po mbahet në kuadër të Konferencës vjetore në Valleta të Maltës.

``Është nderi ynë që të kemi anëtare të Asociacionit tonë, një institucion  si Oda Ekonomike e Kosovës, mirësevini dhe urime"- tha zoti Thiemo Fojkar, Kryetar i Asociacionit Evropian të Instituteve për Arsim Profesional ( EVBB) me seli në Bruksesl.

Paraprakisht, Kryetari Safet Gerxhaliu, së bashku me Parimin Bajramin, Sekretar i OEK-ut dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për arsim profesional kanë zhvilluar një takim me Sekretarin gjeneral të EVBB-së z. Horst Dreimann, ku u bisedua gjetja e mundësive të bashkëpunimit, implementimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të pervojave për të cilat Kosova ka shumë nevojë.

Krahas Odës Ekonomike të Kosovës, në këtë asociacion janë anëtarësuar edhe institucione kredibile si: Univerziteti i Tartus nga Estonia, ENAIP Internacional nga Zvicrra, Asociacioni federal ndërkombëtar për arsim profesional( BvBBI)-Gjermani, Escoop nga Turqia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)