29 Mars 2024

Ambasadori Pfandler kërkon te hapet dega e gjuhës gjermane në UPZ

Prishtinë, 11 mars - Rektori i Universitetit “ Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Rektori Temaj me këtë rast tha se është nder dhe kënaqësi që pret në takim ambasadorin e një shteti që ka mbështet Kosovën në shumë procese të rëndësishme dhe ka dhënë mbështetje të madhe për themelimin dhe zhvillimin UPZ-së në përgjithësi, në veçanti degën e  gjuhës gjermane.

Rektori Temaj e falënderoi ambasadorin për sjelljen e profesorëve nga Austria dhe për dhurimin e një fondi të madh me libra në UPZ.

Temaj u zotua se bashkëpunimi me ambasadën austriake do të vazhdoj dhe do të zgjerohet. Ai shtoi se janë duke bërë përpjekje maksimale për riakreditimin e degës së gjuhës gjermane.

Ambasadori Pfandler pasi e falënderoi u.d. Rektorin Temaj për detyrën e re, theksoi se bashkëpunimi mes UPZ-së dhe Ambasadës së Austrisë në Prishtinë është më i madhi pas Universitetit të Prishtinës.

Ai theksoi se këtë universitet e kanë mbështetur në vazhdimësi në mënyra të ndryshme ndërsa kanë besim se do të vazhdoj bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ndërsa e veçoi hapjen zyrës së OEAD-së në UPZ, sjelljen e profesorëve nga Austria për ligjërata dhe sjelljen e një fondi të konsiderueshme të librave, për realizimin e të cilave ai e falënderoi menaxhmentin e UPZ-së.

Në kontekst të riakreditimit të degës së  gjuhës gjermane në UPZ, Ambasadori i Austrisë tha se nuk mund të paramendojmë që në UPZ nuk do të vazhdojë dega e Gjuhës gjermane duke marr për bazë investimet që janë bërë dhe planet për të ardhmen, duke pasur po ashtu në konsideratë numrin e madh të studentëve që janë duke studiuar por edhe ata që dëshirojnë të studiojnë në të ardhmen.

Edhe pse Ambasadori Pfandler theksoi se ata nuk interferojnë në institucione të pavarura siç është Agjencioni për Akreditim, për pavarësinë e së cilit edhe ata janë kujdesur.

Mirëpo ai shtoi se nga takimet që ka pasur me dekanin, rektorin dhe mësimdhënës të këtij fakulteti ka vërejtur se ekzistojnë mundësi për plotësimin e kërkesave dhe për riakreditim, që shpreson që do të ndodhë. “Është e pa imagjinueshme që të mos ketë degë të gjuhës gjermane në UPZ”, nënvizoi ai.

Në takim ishin edhe dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Millaku,  U.d. Prorektorët Prof. Ass. Shemsi Morina dhe Prof. Asoc. Dr. Arif Rizaj, shefi i Degës së Gjuhës Gjermane Prof. Ass. Dr. Ilir Krusha dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

U.d. Prorektori për Financa, Buxhet dhe Infrastrukturë në UPZ, Prof. Asoc. Dr. Arif Rizaj theksoi se mbështetjen e parë dhe me të rëndësishme për ndërkombëtarizimin e arsimit të Kosovës e ka dhënë shteti austriak dhe për këtë ju jemi mirënjohës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)