16 Tetor 2019

Ambasador O'Connell viziton shkollen fillore "Faik Konica"

Prishtinë, 14 maj - Ambasadori Britanik, Ruairi O'Connell se bashku me Ministrin e Arsimit do të vizitojë shkollën fillore "Faik Konica" me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd.

Kjo vizitë bëhet në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e Shek.21” i cili është një projekt ambicioz i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  në fushën e arsimit, me qëllimin e rritjes së perspektivës në punësim duke i pajisur nxënësit me shkathtësi koduese duke përdorur pajisjen ‘microbit’, dhe përmirësimin e praktikave në klasë, dhe duke i trajnuar mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.

Në Kosovë ky projekt implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, kurse shkolla fillore “Faik Konica” ka qenë njëra nga shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë pilot të këtij projekti.

Dy shkollat fituese nga Kosova në garën kombëtare në kodim me pajisjen micro:bit “Nazim Gafurri” dhe “Faik Konica” morën pjesë në garën rajonale të organizuar në kuadër të “Samitit Digjital në Beograd” me ç’rast shkolla “Faik Konica” fitoi vendin e dytë.

Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell dhe Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi do të vizitojnë shkollën “Faik Konica” me qëllimin që t’i përgëzojnë nxënësit për suksesin e treguar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)