29 Mars 2024

Aktivistë të Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim bllokojnë rektoratin

Prishtinë, 28 maj - Aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pasi atyre ditë më parë iu mohua hyrja në objekt për të marrë pjesë në shortin për zgjedhjet studentore të 6 qershorit.

Studentët janë ulur pranë hyrjes së rektoratit dhe mbajnë në duar pankartat, si: “Shpallemi studentë”, “Bashkëpunim mbarëkombëtar”, “Edukimi, e drejtë universale”, “UP = Universitet Publik, jo privat” dhe thirrje të tjera.

Policia sipas tyre u ka jep ultimatum studentëve deri në ora 11:30 që të largohen nga dyert e Rektorait, ky ultimatum është i paligjshëm sepse bie ndesh me ligjin për arsim të lartë, përkatsisht nenin 13 pikën 4 që thotë: Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet erendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.
 
Ky ultimatum sipas kësaj lëvizje është politik, sepse i kundërve studentëve shërbimin disiplinorë që ta kontrolloj hapsirën publike që i takon studentëve
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)