25 Prill 2024

Akreditohet Kursi për Shërbyes Civil implementuar nga RIT Kosova

Prishtinë, 25 maj - Pas një pune dyvjeçare, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) validoi dhe akreditoi programin për Kurse për Shërbyes Civil (PPDL) të financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, dhe implementuar nga RIT Kosova (A.U.K).

Me këtë rast, RIT Kosova (A.U.K), për periudhën 06 shkurt 2018 deri 06 shkurt 2021, është validuar dhe akredituar me kualifikimin “Profesionistët/specialistët e administrimit të politikave” në nivelin V sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Qëllimi i programit të akredituar i PPDL-së, është që të ndihmojë popullin dhe Qeverinë e Kosovës në rritjen e kapaciteteve të zhvillimit të politikave publike dhe lidershipit në nivel qendror dhe komunal. Ky program ofron trajnime të specializuara në lidership profesional, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të politikave. Programi PPDL i RIT Kosovës (A.U.K) është programi i parë dhe i vetëm i akredituar në administrim të politikave lëshuar nga AKK. Prandaj, duke filluar nga kjo gjeneratë, shërbyesit civil, pjesëmarrës të programit PPDL, pas përfundimit të suksesshëm të programit do të fitojnë 13 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Përpos përkrahjes nga të gjithë akterët, përfshirë këtu edhe profesorët, pjesëmarrësit në program, zyrtarët e lartë të institucioneve publike, përfaqësuesit e AKK, dhe përfaqësuesit e USAID Kosova, pjesë e fokusit dhe zotimit të ekipit të programit është të krijojë qëndrueshmëri dhe të vazhdojë në ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civil.

Akreditimi i programit PPDL, vërteton që RIT Kosova (A.U.K) dhe USAID Kosova, janë të dedikuar në identifikimin, hartimin, zhvillimin dhe administrimin e politikave në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
 
Ky program është bërë i mundur me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë) dhe realizohet nga RIT Kosova (A.U.K)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)