29 Mars 2024

Akreditohen programe në fushën e inxhinierisë

Prishtinë, 14 korrik - Sot u nënshkrua marrëveshja në mes të Rajital Institute of Technology and Health Sciences (RITHS) nga India dhe Kolegjit Universitar Universum përmes së cilës marrëveshje fillon punon Universiteti Nëna Terezë në Kosovë me programe të akredituara nga Edexcel në Britani të Madhe.

Përmes kësaj marrëveshje, RITHS dhe njësia e tyre në Kosovë, Universiteti Nëna Terezë hyn në partneritet strategjik me Kolegjin Universitar Universum për të ofruar programe të akredituara në fushën e inxhinierisë, teknologjisë informative dhe shkencave kompjuterike në Kosovë.

Këto programe janë të akredituara nga Edexcel dhe studentët gjithashtu e kanë mundësinë e vazhdimit të vitit të fundit të studimeve në 4 universitete angleze siç janë: Southampton Solent University, Northumbria University, Volverhampton University dhe University of Gloucesertishire.

Në këtë ceremoni nënshkrimi përveç palëve ishin të pranishëm edhe Ramadan Hasani, Zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Agim Shahini, Kryetar i AKB-s.

Pas nënshkrimit të marrëveshjës Anil Mishra, President i Universitetit Nëna Terezë foli për arsyet që e kanë shtyrë këtë institucion të filloj operimin në Kosovë.

Ai përmendi arsyet profesionale, emocionale dhe nevojat që i ka tregu i Kosovës për programe specifike të akredituara ndërkombëtarisht dhe pranuara nga Universitete të njohura britaneze siç janë Northumbira University, Volverhampton University apo Southampton Solent University.

“Nëna Terezë ka qenë një urë lidhëse në mes të Indisë dhe Shqipëtareve dhe jemi krenar se Universiteti ynë do ta mbajë këtë emër”.

“Kosova ka nevojë për të diplomuar në fushat e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave kompjuterike të cilët do të marrin shkathtësi të kërkuara nga tregu jo vetëm Kosovar, pa patur nevojë të shkojnë jashtë vendit për të studiuar” tha Mishra.

Suat Berisha, kryetar i Bordit në Universum përmendi orientimin ndërkombëtar të Kolegjit Universitar Universum dhe tha se ofrimi i këtyre programeve të akredituara nga Edexcel do të rris edhe më shumë profilin ndërkombëtar të institucionit.

Zv. Ministri për Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Kosovës Z. Ramadan Hasani tha se këto programe i shërbejnë drejtpërdrejt zhvillimit të Kosovës dhe çdo iniciative e tillë është e mirë se ardhur dhe do të përkrahet nga Qeveria.

Edhe Kryetari i AKB-së Agim Shahini foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe rolit të AKB-së në sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë, fusha të ndryshme.

Parashihet që studentë nga Kosova, rajoni dhe e gjithë bota, e sidomos nga India të vijnë në Kosovë për studime në këto programe. Të gjitha programet zhvillohen në kampuset e Kolegjit Universitar Universum në Prishtine dhe Ferizaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)