28 Mars 2024

AKK dhe UNDP shpërblejnë vizatimet më të mira me temë korrupsioni

Prishtinë, 7 dhjetor - Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni.

Më 25 nëntor u përmbyll gara për vizatimin më të mirë që u organizua në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Gjatë javëve që gara ishte e hapur, organizatorët pranuan afro 650 vizatime nga nxënës të të gjitha moshave, shkollave dhe komunave nga mbarë Kosova. Punimet u vlerësuan nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion, UNDP-së dhe profesionistë të pavarur.

Nga gjitha vizatimet e pranuara, janë përzgjedhur 12 më të mirat të cilat edhe do të shpërblehen me nga një  iPad. Vizatimet fituese janë vendosur edhe në kalendarin për vitin 2018 i cili do t’i shpërndahet të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie, e poashtu më vonë edhe institucioneve të ndryshme.

Përveç vizatimeve të përzgjedhura, të ftuarit do të kenë rastin të shohin edhe ekspozitën me të gjitha punimet më të mira të kësaj gare.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell dhe drejtori i Agjencisë Kundër-Korrupsion, Shaip Havolli.

Kjo garë është financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA).

                                          

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)