20 Shtator 2018

Akademia Diplomatike e MPJ-së synon hapjen e shkollës diplomatike

Prishtinë, 8 mars - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e  Republikës së Kosovës, ka shënuar sot përvjetorin e pestë të themelimit të saj përmes organizimit të Konferencës Ndërkombëtare me temë  “Diplomacia, gjinia, fuqizimi dhe ndërtimi i kombit”.

Shënimi i këtij përvjetori që përkon me 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është vlerësuar ditë e veçantë nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, e cila gjatë fjalimit të saj ka kujtuar sfidat me të cilat është përballur  Kosova në procesin e ndërtimit të shtetit ku siç është shprehur ajo kontribut të pazëvendësueshëm zë angazhimi i gjinisë femërore.

Me këtë rast ajo ka theksuar se duhet parë se cilat janë mundësitë që gruaja të shërbejë më shumë për shtetin.

“Gratë nëse nuk marrin pjesë në qeveri atëherë gjysma e popullit nuk do të përfshihet në vendimmarrje.  Burimet e financimit janë sfidat me të cilat përballen gratë dhe financimi është çelësi i suksesit për to. Ne e kemi bërë hapin e parë dhe duam të vazhdojmë”, ka thënë zëvendësministrja Vuniqi.

Nga ana tjetër drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqiri Ismaili duke kujtuar se data e themelimit të AD-së rastis me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është shprehur se “në Kosovë gruaja dita ditës po zë vendin e saj në shoqëri dhe se Kosova sot ndihet e privilegjuar që ka gra në institucionet e veta. Puna e grave në institucione përbën një realitet të prekshëm dhe faktor të prekshëm në arritjen e objektiveve.

Ndërsa duke folur për rolin e AD-së, ambasadori Ismaili, ka theksuar të arriturat e saj. “Akademia është institucion që ka për qellim që të zhvillojë aftësi personale të stafit diplomatik. Akademia në këto 5 vite ka trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm. Përmes kësaj veprimtarie akademia ka forcuar dhe do të forcoj kapacitetet”, ka thënë ambasadori Ismaili.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e bashkëpunimit që AD ka nënshkruar me shtetet e ndryshme si dhe synimin që ka ky institucion për vitet e ardhshme.

“Janë nënshkruar 33 marrëveshje vendore e ndërkombëtare me të gjitha vendet e botës. Kemi realizuar katër publikime në anglisht. Rëndësi për akademinë që njihet roli parësor. Shprehim me krenari në sigurimin e kompetencave evropiane për të përgatitur të rijnë që te forcojë pozitën në arenën ndërkombëtare. Objektiv kryesor është krijimi i një fuqie të butë dhe forcimin e pozitës së shtetit jashtë. Tani synim i akademisë këtë vit është krijimi i shkollës diplomatike” është shprehur ambasadori Ismaili.

Për rolin dhe rëndësinë e AD-së ka folur edhe Nabil Ayad nga Këshilli për Tolerancë dhe Paqe, njëherësh këshilltar i jashtëm i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Derisa ka përmendur rolin e grave në politikë, Ayad ka theksuar se është më se i nevojshëm fuqizimi i gjinisë femërore  në proceset politike dhe ekonomike.

“Është evidente që ka nevojë për ekuilibër në qasje mes burrave dhe grave. Roli i rëndësishëm i grave është në fushën e zhvillimit të politikave. Politik bërja në të kaluarën ka qenë e dominuar nga meshkujt. Shekulli ynë ballafaqohet me sfida, me lufta, konflikte religjioze, thatësira dhe këto kanë shkaktuar vuajte të njerëzve. Ende meshkujt vendosin në konflikte dhe gjendje lufte. Gratë duhet të jenë më të përfshira”, ka deklaruar Ayad.

Pikëpamjet e saj për rolin e gruas në ndërtimin e shtetit i ka prezantuar edhe Maria Pacolli, presidente e Fondacionit Ndërkombëtar “Ibrahim Kodra”, në Llugano.

Ajo ka theksuar se gratë duhet të jenë të fuqishme, të pavarura dhe kontribut dhënëse në ndërtimin e shtetit.

“Përfaqësimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi partner në bashkëbisedimet me burrat tanë. Gratë duhet të jenë të fuqishme, të pavarura dhe kontribut dhënëse në shtet ndërtim. Tradita është rrënja e vendit, gjuha, kuzhina juaj”, është shprehur Pacolli.

Për punën e AD-së, kontributin e saj dhe rolin e gruas në politikë në tema të ndryshme si “Gjinia dhe Diplomacia”, “Ligji dhe të Drejtat e Njeriut” dhe “Ekonomia dhe shtet ndërtimi” kanë diskutuar edhe zëvendësministri i Jashtëm, Besnik Hoti, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, drejtoresha e AD-së të Çekisë, Vera Jerbakova, drejtoresha e AD-së së Malit të Zi, Satka Hajdarpasic si dhe përfaqësues të institucioneve tjera nga vendi dhe rajoni.

 

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018  - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)