18 Janar 2020

Agjencia e Akreditimit e Kosovës dështon të anëtarësohet në ENQA

Mitrovicë, 3 tetor - Përmes një deklarate për media Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova ka thënë se me keqardhje ka dëgjuar që Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) ka dështuar në përpjekjen e saj për të rinovuar anëtarësimin e saj në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)".

"Me keqardhje kemi kuptuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka dështuar në përpjekjet për të rinperterire anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)", ka theksuar Apostolova.

Të qenit anëtar i kësaj organizate sipas saj nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës. Ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur.

"ENQA ka renditur faktorët që çuan në vendimin e tyre. Është deshperuese të shohësh që shumica e tyre mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t'i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme", ka theksuar ajo.

"Qeveria e ardhshme duhet të adresojë menjëherë të gjitha çështjet së bashku me AKA-në dhe të sigurojë që pas dy vjetësh, kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë. Më e rëndësishmja, Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës".

"Ne inkurajojmë Bordin e AKA-së që të adresojë rekomandimet e ENQA-së dhe të vazhdojë përpjekjet për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë. Bashkimi Evropian gjithmonë do të jetë i gatshëm të ndihmojë këtë proces".

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)