04 Tetor 2022

Aftësitë e fituara në Universitet në shpërputhje me tregun e punës

Prishtinë, 28 prill - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar raportin “Konfuzioni i Madh - Pse nuk përputhet veprimtaria e institucioneve të Arsimit të Lartë me nevojat e tregut të punës”. 

Ky raport trajton përputhshmërinë e rezultateve të të nxënit në katër programe (Banka, financa dhe kontabilitet; Elektroenergjetikë; Inxhinieri Kompjuterike; Gazetari) me nevojat e tregut në këto katër fusha.

Në hulumtim janë përfshirë studentët, profesorët, menaxhmenti i fakulteteve respektive dhe i Universitetit të Prishtinës, zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, dhe përfaqësues të kompanive të fushave respektive.

Gjysma e studentëve të anketuar kanë shprehur që nuk janë informuar paraprakisht për aftësitë të cilat do t’i mësojnë në programet e studimit që kanë zgjedhur. Ata që janë informuar, kanë thënë që burimi kryesor i informacionit ka qenë familja, e shumë pak janë informuar nga profesorët dhe institucionet. 

Të gjeturat kryesore nga hulumtimi tregojnë që pritshmëritë e studentëve për aftësitë që do mësojnë janë në përputhje me rezultatet e të nxënit, por këto nuk arrihen plotësisht në fund të studimeve. Po ashtu, asnjë nga institucionet e përfshira në raport nuk bëjnë matje të vazhdueshme të punësimit të studentëve të diplomuar në fushën e tyre.

Raporti thekson që strategjitë zhvillimore të deritashme në Kosovë nuk kanë vizion të qartë e konkret për zhvillimin e venit. Si rrjedhojë, institucionet që lidhen me arsimin e lartë si Agjencia për Akreditim dhe universitetet publike nuk munden të përpilojnë politika të detajuara për programe specifike. Bizneset janë komplet jashtë arsimit të lartë, dhe ankohen që nuk ka punëtorë për punët që ofrojnë ata.

85% e studentëve të Gazetarisë kanë thanë se “e kanë arsimin e duhur” për me kry punën e gazetarit, të ndjekur prej 65% të studentëve të bankave dhe financave. 57% e studentëve të inxhinierisë kompjuterike besojnë që e kanë arsimin e duhur, ndjekur nga 63% e studentëve të elektroinxhinerisë.  

Ndërkohë, 46% të studentëve të inxhinierisë kompjuterike nuk e dinë çfarë aftësi kërkohen nga punëdhënësit, të ndjekur nga 42% e elektroninxhinerave, 37% e studentëve të banka, financa dhe kontabilitet, dhe 26% e studentëve të gazetarisë të cilët nuk e kanë këtë informacion. 

Kjo shpërputhje mes përgjigjeve të studentëve dhe profesorëve të tyre dhe çka thonë bizneset që ju duhen aftësitë e tyre për punë ndodhë sepse komunikimi Qeveri – treg i punës; komunikimi Agjenci e Akreditimit - treg i punës; komunikimi Universitet – biznese, për me pa konkretisht çka po lypët në treg, nuk ekzistojnë. 

Raporti tregon për hendeqe të theksuara mes institucioneve të arsimit të lartë dhe kompanive që punësojnë studentët e diplomuar nga këto institucione. Një bashkëpunim më i afërt përmes mekanizmave ekzistuese ose të reja është tejet i nevojshëm, në mënyrë që të mbyllen këto hapësira.

Linku i raportit: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Konfuzioni-i-madh.pdf 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)