25 Prill 2024

750 milionë persona në botë janë analfabetë

Gjenevë, 10 shtator - Edhe pse numri i personave që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë është rritur ndjeshëm në 50 vitet e fundit, në mbarë botën ka ende 750 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve janë gra, që ende nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, sipas UNESCO-s.

Sipas të dhënave të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), gjatë 50 viteve të fundit shkalla e shkrim-leximit në mbarë botën është rritur ndjeshëm, sidomos në popullatën me moshë të re.

Megjithatë, UNESCO ka tërhequr vëmendjen se 750 milionë njerëz në botë ende nuk e kanë këtë formim.

Teksa vihet theksi se gratë përbëjnë dy të tretat e personave që nuk dinë shkrim-lexim, bëhet e ditur se 45% e personave që nuk dinë shkrim-lexim jetojnë në Azinë Jugore, 27% në Afrikën Subsahariane, 10% në Azinë Lindore dhe Juglindore, nëntë për qind në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore dhe katër për qind në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)