29 Mars 2024

6980 studentë aplikojnë për banim në konvikte

Prishtinë, 21 shtator - Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se nesër do të shpall rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018.

Konkursi ishte i hapur, nga data 06 deri 14 shtator 2017. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 6980 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500.

Afati për ankesa eventuale është me datat 25 dhe 26 shtator 2017.

Paraqitja e ankesat do të bëhet përmes sitemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)