25 Prill 2024

59 për qind e profesorëve të UP-së nuk justifikojnë titujt

Prishtinë, 31 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar raportin final lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës, në një konferencë gjatë ditës së djeshme.

Në këtë konferencë është prezantuar raporti gjithëpërfshirës “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe menaxhimi i Universitetit të Prishtinës”, ku përfshihen analiza të ndryshme lidhur me integritetin akademik të profesorëve, dhe menaxhimin e burimeve financiare dhe njerëzore në këtë universitet.

Nga analiza e justifikimit të titujve në Universitetin e Prishtinës, rezulton që 59% të profesorëve nuk justifikojnë titujt.

Ndërkaq, 208 profesorë apo 45%, nuk e kanë asnjë punim shkencor të botuar në ndonjë revistë shkencore të indeksuar në databaza të përcaktuara sipas legjislacionit aktual.

Në Universitetin e Prishtinës këtë vit janë identifikuar 1735 punime, përkundër vitit të kaluar 1320, përpjesëtuar me numrin e stafit akademik në 2018 që është 465 profesorë, del se një profesor në UP ka mesatarisht 3.7 punime. Në vitin 2017 kjo mesatare ka qenë 2.7.

Profesorët e Fakultetit të Filologjisë kanë më së paku punime të publikuara me 0.92 punime për profesor dhe fakulteti me më së shumti punime është Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me 8 punime për profesor.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe doktor Taulant Muka, një shkencëtar nga Shqipëria që ka hulumtuar plagjiarizmin dhe integritetin akademik në universitetet e Shqipërisë, dhe i cili prezantoi këto të gjetura gjatë konferencës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)