20 Prill 2024

255 finalistë garojnë për dije nga 27 Komuna të Kosovës

Prishtinë 23 mars - Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "EUREKA 6".

Në mesin e rreth 2000 nxënësve, janë përzgjedhur 255 finalistë nga 27 Komuna të Kosovës, të cilët do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka 6, e cila do të mbahet sot në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë. 

Më datën 15 Dhjetor 2018, është mbajtur në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale, të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

Gara EUREKA 6 sfidon dijen e rreth 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova, të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga 27 komuna të ndryshme të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)