25 Nëntor 2017

Jo, xhamive në Kosovë

Shkruar nga Gani Qarri

Siç dihet tanimë botërisht,xhamitë e panumërta të ndërtuara vend e pa vend, po bëjnë kërdinë kudo në Kosovë me transferimin e egër të identitetit kombëtar shqiptar, në atë turko-arabo-fetar.

Në Kosovën tonë të vogël, sot ka hiq më pak se 800 xhami dhe të ashtu quajtura shkolla kuranore,por megjithatë njëjtë siç e pati mbushur dikur Enver Hoxha Shqipërinë me bunkerë, imamët e BIK-ut, duan ta mbulojnë të gjithë Kosovën me xhami.

Llogaritur për kokë banori, edhe po të banohej vendi ynë me 100% musliman, për nga numri i objekteve të tilla, Kosova për momentin ia tejkalon edhe vet Stambollit.

Fatkeqësi që po tronditë pareshtur kombin tonë,mbetet fakti se imamët shqipfolës të autorizuar e paguar majm nga BIK-u,me parat arabe, pothuajse nëpër të gjitha xhamitë, me shpejtësi marramendëse po transformojnë shqiptarët nga popull evropian, në komunitet fetar afrikano-aziatik, gjë që do duhej ti alarmonte të gjithë bashkëkombësit kudo.

Vetëm Prizreni sot numëron mbi 36 xhami, ndoshta edhe më tepër se sa që ka shkolla. Por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, për çudi edhe atje bëhen thirrje dogmatike dhe dëgjohen zëra të mekur, që edhe mbi Kalanë e Prizrenit, qytetit historik të \"Lidhjes Kombëtare Shqiptare\", të ngritët xhami.

Poashtu, kërkohet me këmbëngulje dhe paralajmërohet edhe me kërcënime se në qendër të Prishtinës do ta ndërtojnë edhe një xhami, një edhe më të madhe, të madhe sa ska tjetër, më të madhen nga më të mëdhatë, e cila do të hijezonte shumë rrugë e parqe dhe tërë arkitekturën evropiane të qytetit.

Në anën tjetër, xhamia e Çarshisë në Prishtinë, e cila thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, ka kohë që ka mbetur e zbrazët, është mbushë bërllok dhe kthyer në vatër të drogës dhe prostitucionit.

Mediat njoftojnë se të paktën edhe 24 xhami tjera në vendbanime të ndryshme të Kosovës, nuk përdoren nga askush as frekuentohen nga besimtarët.

Sa herë fluturojmë mbi Kosovë, gjatë vizitave në atdhe, nuk të sheh syri pothuajse asgjë tjetër të re, përveç xhamive të ngritura vend e pa vend, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut edhe nëpër varre, buzë rrugësh e ku jo tjetër, nevojë e pa nevojë, nga imam dhe organizata të dyshimta fetare, me para të pakontrolluara dhe me origjinë të dyshimtë.

Deri kur do të lejohen avaze të tilla dhe edhe sa kohë do të durojnë shqiptarët që BIK-u, ta hijezojë mbarë Kosovën me arkitekturën hijerëndë turko-arabe, sikur nuk e di askush.

Ndaj kështu siç ka marrë turr BIK-u, me ndërtimin e xhamive,në çdo çosh dhe skutë të atdheut tonë të shtrenjtë, krijohet përshtypja, se shqiptarët në Kosovë, të vetmit në Evropë dhe Ballkan, nuk kanë asnjë nevojë tjetër, përveç ndërtimit të xhamive dhe nuk u duhet as puna, shkollat as fabrikat, sepse ushqehen nga xhamitë.

E çfarë hanë ata aty.....?!

Megjithatë inteligjenca dhe qytetaria më në fund si duket janë zgjuar nga kllapia e gjatë

Ata tanimë sikur po ndihen të lodhur e të frustëruar nga të gjitha, madje të keqpërdorur e të indinjuar nga vërshimet e tepruara të xhamive të cilat po mbijnë kudo, si kërpudhat pas shiut.

Kështu që përfundimisht ata dhe filluan nisiativën e mirëseardhur, nëse jo të vonuar, për nënshkrimin e një peticioni të qëlluar kundër ngritjes së mëtejme të objekteve të tilla boshe e të thata.

 Mjaftë më me këto xhami!

Edhe unë personalisht jam për ndalimin e ndërtimit të mëtejmë të xhamive, në Prishtinë dhe kudo tjetër në vendin tonë. 

Të gjithë jemi dëshmitar se objekte të tilla, kudo që janë ngritur dhe lejuar,që nga Kosova,Shqipëria, Evropa dhe deri në Amerikën e largët, përveç radikalizmit islamik, nuk kanë prodhuar asgjë të hajrit.

Xhamitë nuk janë institucione shkollimi as fakultete, ato praktikojnë dogmën ndaj asnjëherë nuk kanë nxjerrë asnjë kuadër të vetëm efecientë ekonomiko-financiare dhe asgjë të mirëseardhur për mbarëvajtjen, ushqyerjen dhe mbijetesën e banorëve të varfër në vend.

Aty, radikalizohen të rinjtë, keqpërdoret mosha e tyre e njomë dhe prej këtyre objekteve ata dërgohen edhe në luftëra të huaja, siç kishim raste më tepër se të mjaftueshme në Kosovë duke lënë shumë prindër e familje pa bijtë e tyre të dashur.

Nisur nga këto fakte, unë personalisht mendojë se Kosova ka më tepër seç i duhen xhami, dhe jam kundër ndërtimit të mëtejmë të tyre.

Në vend të xhamive boshe, Kosovës i duhen më shumë shkolla të mbushura me nxënës të mirë-përgatitur dhe arsim cilësor, çerdhe moderne fëmijësh dhe vendstrehime bashkëkohore për pleq e të sëmurë,mbetur pa përkujdesje shoqërore.

Në Kosovë nga ndërtimi i xhamive, populli kurrë nuk ka pasur asnjë përfitim praktik përveç pasurimeve marramendëse e të paligjshme financiare të imamëve vahabistë të cilët për parat që marrin, duan ti shtojnë edhe më tepër xhamitë dhe arabizojnë gjithë Kosovën.

Nga imam të tillë, që nga paslufta në Kosovë, drejtësisë dhe shtetit i dolën dhe dalin vazhdimisht telashe të mëdha për mbikëqyrjen, pengimin e akteve terroriste dhe arrestimin e islamistëve të shumtë radikal në vend.

Me shtimin kaq të madh të xhamive, lind përshtypja sikur ky popull jeton vetëm nga to.

Shqiptarët asnjëherë nuk e lanë vendin, për shkakun se atyre u munguan “xhamitë”.

Ata detyrohen të ikin nga mungesa e kushteve për mbijetesë, derisa para syve të tyre të uritur, imamët e BIK-ut, në bashkëpunim me organizata të dyshimta arabe, shpenzojnë miliarda euro, për ndërtime xhamish.

Kur dhe në cilën kohë dhanë një shembull pozitiv kombëtar e human ,këto xhami që i po i japin pamje-krejt aziatike Kosovës.

Pse u dashka tani të ndërtohet patjetër edhe një xhami e “madhe” në Prishtinë, se mos ato tjerat ishin të vogla !?

Në Kosovë ka rreth 800 xhami dhe të ashtuquajtura “shkolla të Kuranit”, ndërtuar pa asnjë kriter e plan dhe vend e pa vend, që nga pas lufta kudo nëpër të gjitha skutat e saj.

A thua edhe në një vend kaq të vogël si Kosova, nuk mjaftuaka gjithë kjo mori objektesh të kultit të huaj aziatiko-afrikan mbi të cilat valojnë flamuj turko-arab dhe nuk ekziston asnjë shenjë kombëtare apo mbishkrim i vetëm në gjuhën shqipe?!

Si nuk duan ta shohin imamët e babëzitur me paranë e sheikëve arab, se rreth 25 xhami, në vendbanime të ndryshme të Kosovës kanë mbetur bosh dhe ngrehina që ekzistojnë kot.

Po shqiptarët harruan se radikalizmi islam ka lindur nëpër xhami, është rritur e përhapur nga ato dhe kthyer në kërcënimin më serioz për Kosovën?

Imamët dhe Xhamitë e tilla, që nga fillimi i punës së tyre, zhvendosën tërësisht identitetin kombëtar evropian të shqiptarëve , në atë aziatiko-afrikan fetar.

 Ndaj sot shifrat e \"myslimanëve\" të radikalizuar janë aq alarmuese, sa që edhe strukturat shtetërore dhe ato të shoqërisë civile, me shumë mund po arrijnë t’i frenojnë këto zhvillimet kaq shqetësuese për vendin.

Për të gjitha, bashkëfajtorë ishte dhe është BIK-u.

Me udhëzimet e tij (BIK-ut) në të gjitha ato ngrehinat, më tepër ligjërohet arabisht dhe mbahen shpjegime vetëm për turq e arab.

Imamët e BIK-ut, nëpër xhami bënë që megjithëse Kosova numëron më pak se dy milionë banorë, nga viti 2012 e këtej, vahabistët ti nisin për ndihmë ISIS-it, në Siri e Irak, rreth 320 \"ushtarë\" shqiptar, mes të cilëve pati edhe të atillë që me vete morën edhe gra e fëmijë të pa fajshëm, ani pse gratë as fëmijët kurrë nuk ishin të interesuar për Siri as Irak, e lëre më për luftërat e tyre sektare.

Mese 60 prej tyre, thuhet deri më tani, të jenë vrarë, disa edhe si kamikaz, përderisa me gjithë shuarjen e ngadalshme e të trishtë të ISIS-it, mendohet se për të ashtuquajturin \"Shtet Islamik\", luftojnë edhe qindra shqiptar.

Rreth 120, sosh flitet të jenë kthyer, me të cilët të gjithë jemi të vetëdijshëm se vendi nuk do ta ketë aq lehtë, të ruhet nga planet e tyre terroriste të shpalosura disa herë më kërcënimet më makabre në media të shkruara dhe radio e televizionet vendore kundër Kosovës. 

Prandaj një Kosovë kaq e vogël me mbi 800 xhami turko-arabe, jo vetëm se ka shumë më tepër se që, në një shtet normal dhe vërtetë laik, mund të lejohen, por në mënyrë urgjente duhet parë mundësia e reduktimit masiv të tyre kudo që ato janë të tepërta dhe të panevojshme.

Kosova medoemos dhe patjetër duhet t’ia kthej vendit pamjen e vet evropiane duke ndërtuar jo më xhami, por më shumë shkolla e fabrika për arsim dhe uljen e varfërisë, shpëtimin e shqiptarëve nga zhytja në radikalizëm islamik dhe pengimin e \"mbytjes\" së të rinjve tanë në dogmat fetare-afrikano-aziatike.

Sot Kosovës mbi të gjitha, i duhet zhvillim ekonomik e ngritje intelektuale dhe jo më xhami, në Prishtinë as kudo tjetër në shtetin tonë të vogël e të ri.

Shtimi edhe më tej e numrit të xhamive, në mënyrë masive rrit edhe rrezikun e shtimit të radikalistëve islamik në Kosovë, derisa dihet mirë, se ishin po këto xhami, që jo vetëm furnizuan me ushtar ISIS-in, por bënë që të vdesin disa dhjetëra shqiptar në Siri e Irak dhe Kosova nga Bota Demokratike,sot të konsiderohet si vatër e terrorizmit islamik në Evropë.

 Ngritja e asnjë xhamie, nuk ka dëshmuar deri më tani, se ka përmirësuar kushtet e jetesës së cilitdo banorë të thjeshtë e të papunë të këtij vendi, përkundrazi ato kanë rritur radikalizmin, kudo që janë shfaqur.

Pra unë personalisht i bashkohem peticionit të intelektualëve shqiptar dhe jam kundër lejes për ngritjen e xhamisë në Prishtinë, aty e kudo tjetër në vendin tonë.

Xhamia nuk është ilaç as sjellë shërim për asnjërën nga problemet e shumta në vend, përkundrazi ndërtimi i tyre shton rreziqet për radikalizëm dhe tensionim të mëtejmë të situatës, ndaj në vend të xhamive, preferojë ngritjen e sa më shumë shkollave, objekteve ekonomike, punësimin e njerëzve, zhvillimin e përparimin shkencorë dhe ngritjen intelektuale të të rinjve shqiptar, si kushti më i sigurt për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara tash e sa vite në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017 - Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00)