19 Mars 2024

Bekim Fehmiu, zbehja e kujtimit ndaj aktorit

Shkruar nga Gani Qarri

Më 15 qershor të këtij viti, në mënyrë simbolike, u kujtua shtatë vjetori i vdekjes së njërit prej aktorëve më të mëdhenj me famë botërore,që trojet shqiptare nën Jugosllavi patën, në dy qindvjeçarët e fundit.

Ai erdhi në jetë më 1 qershor të vitit 1936, në një familje të njohur atdhetare nga Gjakova, babai i të cilit u varros me flamur kombëtar edhe në kohën kur Flamuri Kuq e Zi, ishte i ndaluar rreptësisht nga pushtuesit serb në Kosovë.

Bekimi u rrit në Prizren, aty kishte shokët e fëmijërisë dhe Prizrenin e konsideronte si vendlindjen e vet dhe të të gjithë shqiptarëve.

Shkollimi dhe jeta prej aktori, e detyruan atë, të qëndronte për kohë të gjatë në Sarajevë e Beograd, ku atëbotë ishin qendrat kryesore të teatrit dhe filmit në ish Jugosllavi.

Bekimi mbetet ndër artistët më të shquar, nami i të cilit arriti kudo nëpër botë, madje në të gjithë hapësirën ballkanike edhe pas vdekjes së tij, ai ende cilësohet artist me përmasa miti.

Po ashtu ishte aktori i parë i famshëm shqiptar i filmit dhe teatrit, nga gjithë hapësirat tona etnike që depërtoi edhe në Hollywud.

Ai me krenari të veçantë, ruante dashurinë e pashuar për atdheun, kombin ,origjinën, vendlindjen dhe familjen.

Në vitin e rëndë 1987, të gjithë bashkëkombësit duhet ta kenë të freskët faktin kur artisti ynë i madh, braktisi në mënyrë demonstrative skenën e Teatrit të Beogradit e më pas edhe kinematografinë jugosllave tërësisht, në shenj proteste kundër politikës diskriminuese që Jugosllavia e atëhershme ushtronte mbi shqiptarët.

Megjithatë, në përvjetorët e vdekjes, Bekimin rëndomë e kujtojnë vetëm disa nga institucionet vendore të Kosovës, apo edhe më keq, siç ndodhi këtë vit, në përvjetorin e shtatë të amshimit të tij, atë e kujtoi vetëm shoqëria civile.

Në qytetet tjera të mëdha, njëjtë si në kryeqytetin e vendit në Prishtinë, nuk u organizua asgjë, as u njoftua se edhe këtë vit, do të ndahet çmimi që mban emrin e tij, i themeluar pak pas vdekjes së aktorit nga Ministria e Kulturës së Kosovës.

Organizata civile dhe aktivistët e kulturës në Prizren, më 15 qershor, më kot ftuan të interesuarit që t’i bashkoheshin manifestimit për shënimin e shtatëvjetorit të vdekjes së këtij aktori të madh.

Në përkujtimin disi të zbehtë që u mbajt atë ditë në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, në mesditë u bë hedhja simbolike e luleve në lumëbardhë, vend ku pak vite më parë, ashtu siç ai vet e kishte lënë me gojë, u hedh hiri i trupit të Bekim Fehmiut, për tu freskuar në lumin e vendlindjes dhe amshuar në atdheun e tij.

Në fjalën e rastit, nga "Doku Fest" u shpalos edhe nisma e titulluar "Bekimi i Prizrenit", por ende nga askush nuk u përmend as iniciua ngritja e një skulpture a përmendoreje të tij në Prizren, apo në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë , dedikuar këtij aktori të madh me famë botërore.

Bekimi është artisti i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili luajti me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisëis, por mbi të gjitha, i madh dhe i njohur botërisht, ai u bë me rolet e interpretuara në mënyrë brilante në kinematografinë botërore.

Siç dihet, Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar ngushtë me emrat më të njohur të kinematografisë ndërkombëtare si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Irene Papas, Dirk Bogart, Claudia Cardinale, Sharl Aznavur etj, dhe ka interpretuar në shumë gjuhë , si ; shqip, anglisht, frëngjisht, italisht,spanisht, gjuhën serbo-kroate etj.

Nga viti 1953 deri më 1998, ai luajti në 41 filma, ndërsa rolet e tij, të interpretuara tek “Odiseja”, “Prova speciale”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj, të gjitha cilësohen si kryevepra të aktrimit nga Bekimi, por famën kryesore ai e arriti në vitin 1996, me filmin “Mbledhësi i Puplave”.

Falë shkëlqimit të treguar, Bekimi aktroi edhe në Hollywod ,ku edhe jetoj një kohë.

Ishte artisti i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili, përveç aktrimit në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, la gjurmë të pashlyeshme edhe në kinematografinë ballkanike por që mbi të gjitha me kontributin e vet të madh artistik , ai u shqua si aktor me renome edhe në kinematografinë ndërkombëtare.

Madje, pikërisht në kohën kur emri shqiptar asociohej me stereotipet më të papërshtatshme, theu të gjitha klishetë paragjykuese ndaj shqiptarëve dhe dëshmoi se nga kombi i tij mund të dalin edhe artistë të mëdhenj e të shquar dhe me famë botërore si ai.

Bekimi, jo vetëm që luante me sukses të madh krahas aktoreve e aktorëve më të famshëm të kohës si Ava Gardner,Klaudia Kardinale,Xhejms Korbun, e shumë të tjerë, por dhe ishte në gjendje që rolet e ofruara ti interpretonte me shumë ekselencë në shtat gjuhë të ndryshme të botës.

Ndaj përveç faktit se ai ishte një shqiptar i madh, që na bënë edhe sot,të gjithë neve, të ndjehemi mirë, Bekimi  posedonte edhe karakterin e fort prej artisti dhe vendosmërinë e palëkundur të trashëguar nga paraardhësit e tij, i cili paraqitej kudo-vetëm si shqiptar dhe me përkatësinë e tij të vërtetë kombëtare.

Edhe babai i Bekimit, Ibrahim Fehmiu, një mësues i shquar për atdhetarinë e tij, ishte varrosur me flamur kombëtar, në kohën kur Flamuri Kuq e Zi, ishte i ndaluar nga pushtuesit serb në Kosovë.

Bekimi në vitin 1972,vizitoi edhe Shqipërinë, për të cilën, nuk e fshehu kurrë mallin dhe dashurinë që ndjente për të, por njëjtë si Kosova ,ashtu shteti amë, përveç ndonjë premtimi dhe disa puthjeve staliniste, përkundër faktit se në Shqipëri luanin edhe aktor rus, Bekim Fehmiut kurrë nuk iu ofrua qoftë edhe një rol i vetëm artistik.

Aktori që aq të bujshme e pati jetën, në formë jo plotësisht të sqaruar por tejet tragjike, u tha se i imponoi vetes vdekjen.

Kontributi kombëtar e ndërkombëtar artistik i një personaliteti të kthyer në mit si puna e Bekim Fehmiut, gjithsesi duhet të çmohet lartë dhe vlerësohet ashtu siç ai e meritoi me punën dhe veprën e vet të jashtëzakonshme.

Të gjithë bashkëkombësit e vuajtur në trojet e pushtuara etnike, nën ish Jugosllavi, duhet ta kenë parasysh edhe sot dhe të mos e kenë harruar ende vitin e rëndë 1987,kur artisti ynë i madh, në shenje revolte braktisi në mënyrë demonstrative skenën e Teatrit të Beogradit e më pas edhe kinematografinë jugosllave tërësisht, duke protestuar kështu ndaj politikave diskriminuese që Jugosllavia e atëhershme ushtronte mbi shqiptarët.

Ai shkroi edhe një libër mbi jetën e vet, të cilën e cilësoi ashtu siç edhe ajo u zvillua në realitet duke u nënkuptuar edhe nga titullin impozant e shumë domethënës që i dha librit; “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, në të cilin ai në mënyrë kronologjike paraqet jetën e vet, veprimtarinë e tij të gjatë dhe kontributin e madh e të pareshtur, që i dha teatrit dhe kinematografisë në gjithë botën.

Më 15 qershor të vitit 2010, ishte në moshën 74 vjeçare, kur u gjet i vdekur në apartamentin që kishte në Beograd, dhe kështu u shua jeta e artistit më famoz që për kohën, patën trojet tona.

Vetëm, një vit pas vdekjes së tij, në qershor 2011, libri i Bekim Fehmiut “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, u cilësua si libri më i shitur në edicionin e 13-të, të Panairit të Librit në Prishtinë.

Ai edhe aktrimin e pëlqente mbi kuaj të bardhë, figura e të cilit sa më shumë kohë që kalon, aq më tepër rritet, merr dimensione të pakufishme dhe zgjerohet kudo, si vlerë universale.

Ndaj, për një popull të përparuar, me kujtesë të fort kombëtare dhe ideal të pa lëkundur autoktonie, nuk është i madh as i tepërt , cilado masë manifestimi sado e “ekzagjeruar” që nga dikush mund të quhet a cilësohet, për ta përkujtuar një artist kaq me nam ,si Bekim Fehmiu, aktorin i cili me arritjet dhe kontributin e tij, bëri krenar gjithë kombin dhe lartësoi imazhin e shqiptarëve kudo në botë.

Kohë më parë nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, në shenj nderimi ndaj veprës dhe jetës së tij, qe akorduar edhe një çmim me emrin e Bekim Fehmiut, por që tash e sa vite ,sikur është heshtur dhe pothuajse nuk përmendet as kujtohet më nga askush.

Bekim Fehmiu krijoi modelin e artistit-shembull, përvoja e të cilit, vite me radhë u përdor për edukimin e breza të tërë të artistëve të ri në Akademinë e Arteve të Kosovës.

Janë të shumta shtetet, në Ballkan e më gjerë, që do dëshironin ta kishin të vetin Bekim Fehmiun, por Zoti deshi që ai së pari të ishte shqiptar dhe i yni, e pastaj me kohë dhe punën e tij të suksesshme, të bëhej i të gjithëve, ashtu siç edhe u shndërrua në aktor universal”.

Kaluan shtat vite nga vdekja e Bekim Fehmiut, Bekimit tonë të madh që shkëlqeu kudo.

Më 15 qershor, u shënua në mënyrë simbolike përvjetori i shtatë i shuarjes së këtij burri, njërit nga aktorët më të shquar me famë botërore, që pati bota shqiptare.

Nje emër përmasash të tilla dhe artist i shquar si Bekimi, jo vetëm në përvjetorët e shuarjes së këtij aktori kaq të madh e të papërsëritshëm kombëtar, por në çdo kohë dhe përgjithmonë, meriton të nderohet pareshtur, kujtohet përherë e lartësohet deri në piedestal, për të mos u harruar kurrë, derisa të ketë shqiptar mbi dhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)