22 Qershor 2018

Zgjedhjet në Kosovë dhe në Shqipëri dhe reflektimi në Luginën e Preshevës

Shkruar nga Drita Jashari dhe Lendita Jashari

Zgjedhjet parlamentare në Republikë të Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2012, e që në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (Ligji Nr.03/L-073), besohet që janë të rregullta.

Pritet emërimi i mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për formimin e Qeverisë, në pajtim me nenin 84, paragrafi 14. Ndërsa Qeveria e Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e saj neni 95, paragrafi 2, pritet të krijohet brenda 15 ditëve pas emërimit të kandidatit për kryeministër.

Edhe pse në këto zgjedhje, nuk ka asnjë parti a koalicion parazgjedhor që si i vetëm të ketë dalur fitues i bindshëm, duket që do ketë ende probleme në lidhje me formimin e qeverisë.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur ishte problemi në lidhje me mandatarin për kryeministër, në këtë rast është kapitull i mbyllur, pasiqë Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, rasti Nr. K0103/14, e ka qartësuar përfundimisht!

Në fushatën zgjedhore u dëgjuan edhe premtime politike, madje u bënë edhe “fushata zgjedhore” edhe nëpër vendbanimet e Luginës së Preshevës( nga disa subjekte politike!), po ashtu i’u kërku edhe vota e qytetarëvë të Luginës së Preshevës të cilët banojnë nëpër  vendbanime, në Republikë të Kosovës, duke i’u premtu si zakonisht!

Me këtë rast nuk presim ndihmë individuale për qytetarët e saj, por ka nevojë dhe kërkon ndihmën e Republikës së Kosovës, për të realizuar Interesin Kombëtarë të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, që do mbahen brenda një muaji, me ato tashmë të mbajtura në Republikën e Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare në Republikë të Shqipërisë, ishte vendosur që të mbahen më 18 qershor 2012, miërpo me Marrëveshjen politike mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, u vendos për 25 qershor 2017.

Në pajtim me Kushtetutën në nenet 96, paragrafët 2 dhe 3 dhe nenin 105, paragrafi 3, cakton afatin prej 10 ditësh, që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të emëroj kryeministrin nga votimi i mocionit-miratimit në Kuvend!

Lugina e Preshevës ( Kosovës Lindore gjegjësisht Shqipëria veri-lindore), si nga Shteti Amë, ashtu edhe nga Republika e Kosovës( si shteti i dytë Amë), kërkon ndihmë edhe më serioze në drejtim të sendërtimit të Aspiratave tona. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, aspirojmë arritjen e objektivave politiko-kombëtare.

Interesi Kombëtarë i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, tashmë dihet botërisht, që primare është zgjedhja e statusit politikë të saj, i mbetur dhe mbajtur peng nga Serbia, që nga Marrëveshja e Paqës së Konçulit.

Në pajtim me nenin 8, paragrafi 1, të Kushtetutës, obligohet Shteti Amë që:” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Duke patur parasysh, gjenocidin latent por edhe në format më perfide që Serbia zhvillon në shumë drejtime kundër vendbanimeve Shqipëtare të Luginës së Preshevës, madje edhe të ndihmuar edhe nga elementë të huaj( si ndikimi i Rusisë apo edhe i organizatave gjoja humanitare nga vendet arabe)!

Duke patur parasysh që Lugina e Preshevës, si territor etnik Shqipëtarë, mbetet vendi i vetëm në Europë dhe më gjerë, që edhe në këtë milenium i nënshtrohemi  formave më ekstreme të terrorit dhe terrorizmit shtetëror të Serbisë.

Me rastin e formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe  Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Lugina e Preshevës kërkon që ndihma mos të mbetet vetëm në sfera të caktuara, p.sh: pranim të kuotave të caktuara të studentëve; financim të shtëpisë së maternitetit etj, por të zgjerohet dhe avansohet  sidomos në çështjet më jetike!

Zgjedhja e Statusit politik të Luginës së Preshevës, mbetet aspirate më primare.

  
/Drita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës/   

/Drita Jashari Lendita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)