28 Mars 2024

Paradoksi i Kosovës pas zgjedhjeve – kush shantazhon, fiton

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA

A ka dallim midis “ fitores “ sëPirros dhe asaj morale: Zgjedhjet e parakohshme përfunduan si është mësë miri nëse i referohemi mbarëvajtjes së tyre. Rezultatet ishinbefasuese për dikend por të pritshme për ata të politikës reale.

U formuan koalicione parazgjedhore midis LDK, AKR dhe Alternativës e që e imponoi, si masë mbrojtëse Koalicionin PAN ndonëse këto subjekte kishin një marrëveshje paraprake për koalicion paszgjedhor. Populli thotë se ; “ kush ngutet p....tet “ gjë që u vërtetua në këto zgjedhje. Vetëvendosje nuk pranoi koalicion parazgjedhor dhe fitoi më së shumti vota duke u bërë partia fituese. Para zgjedhjeve, në një intervistë me Epokën e Re kam thënë se PAN i fiton zgjedhjet por se do ta ketë vështirë të formojë qeverinë. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Blerim Reka po në të njëjtën gazetë. Nuk kam paraparë rënie të madhe të LDK –së ndërsa kam menduar se Vetëvendosje mund të fitojë 21% të votave e që ka dalë se nuk kam qenë i saktë sa duhet. Kam thënë se koalicionin për formimin e qeverisë, në mungesë të konsensusit vendor, do ta formojnë ndërkombëtarët sipas nevojave për shtyrjen e projekteve të tyre politike. Tash, pas bërjes publike të rezultateve preliminare të KQZ –së dhe pas rezultateve preliminare të DnV, të cilës i besoj se kanë profesionalizëm që të mos i huqin rezultatet e zgjedhjeve dhe që doli të jetë ashtu, jam edhe më i bindur se ndërkombëtarët do të jenë ndrikulla e lindjes së qeverisë së re të Kosovës dhe se nuk do të lejojnë bllokime dhe vonesa të mëdha në procesin e krijimit të institucioneve paszgjedhore. Nuk do të përsëritet rasti i Maqedonisë sepse Kosova nuk e ka Zaevin të cilin e promovuan, e përkrahën dhe e bënë kryeministër pikërisht ndërkombëtarët. Pas betejës (zgjedhjeve) të gjithë bëhen gjeneralë dhe parashikues dhe askush nuk i pranon dështimet. Të gjithë bëjnë komente se kush humbi dhe kush fitoi duke u mbështetur në intereset e çastit. Po, vërtet, kush humbi dhe kush fitoi në zgjedhjet e 11 qershorit  2017?

1. Koalicioni PAN, po të bënte koalicion pas zgjedhjeve do t’i kishte 50 -53 mandate. PDK humbi për faktin se kryetari Veseli hoqi dorë, në rrethana të paqarta postin e kryeministrit të cilin ia dorëzoi Ramushit, sigurisht për ta ruajtur koalicionin. Bëri edhe shumë sakrifica tjera duke larguar shumë anëtarë të PDK që ishin hambarë i votave. Bëri veprime që i kushtojnë partisë tash por që i ndihmojnë në të ardhmën. Fushatën e kishte të balancuar dhe në asnjë rast nuk përdori gjuhë të urrejtjes apo kërcënim,  si mjet për qëllime politike dhe elektorale.

Tash e ka provën e radhës, a do të punojë për të ardhmën a do të bëje përpjekje që me çdo kusht ta formojë qeverinë e që do të ishte gabim i madh. Po të isha në vend të z. Veseli, manjëherë pasi do ta fitoja të drejtën për formimin e qeverisë e që do ta bëjë Ramushi, vullnetarisht do t’ia lëshoja rrugën partisë së dytë, Vetëvendosjes apo koalicionit të dytë për ta formuar qeverinë. Në kjëtë mënyrë do të kishte kohë ta kthjellë partinë dhe do të kursehej nga marrja e vendimave të mëdha siç janë Demarkacioni, Asociacioni, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe të tjera të cilat do t’i mbesnin opozitës e cila dëshiron të bëhet pozitë! Në planin afatgjatë dalja në opozitë e PDK do t’i ndihmonte shumë si parti kurse përpjekja që ta bëjë një qeveri me deputetë të blerë, të kontrabanduar dhe me pakica armiqësisht të disponuara ndaj Kosovë vetëm sa do ta degradojë këtë parti. Është në duar dhe vullnetin e z. Veseli dhe organeve drejtuese të partisë të marrin vendimin e duhur, me rëndësi strategjike.

2. Vetëvendosje  është forcuar shumë me vota në kohën më të vështirë dhe më të rëndë për këtë parti. Në shtetet normale, me një demokraci të përparuar, elektorat që voton në bazë të programeve e jo në bazë të inercionit, inatit, përjashtimit, fitorja e Vetëvendosjes do të ishte monumentale dhe e vlerësuar si interes strategjik për vendin. Në rrethanat aktuale kur Vetëvendosje tërë aktivitetin opozitar dhe politik e ka ndërtuar në kundërshtim të Pakos kriminale të Ahtisarit, kundër Demarkacionit dhe Asociacionit ( Zajednicës ) së komunave serbe, kundër formatit të tillë të bisedimeve me Serbinë, që kërkon rishqyrtimin e marrëveshjeve të Brukselit, kundër Gjykatës Speciale atëherë, edhe nëse e merr qeverisjen e vendit sigurisht se mandatin do ta ketë jo të plotë sepse, të gjitha këto procese llogariten si investim kapital dhe strategjik  i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe rajon e cila, në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që ato të rrezikohen pavarësisht sa do ta dëmtojnë Kosovën.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ndryshojë sikur që as Asociacioni që do të formohet në bazë të marrëveshjeve në Bruksel. Bisedimet me Serbinë nuk do të ndalen sikur që nuk mund të pengohet puna e Gjykatës Speciale. Këto nuk janë “ merita “ të Vetëvendosjes dhe pse kjo parti duhet ta paguaj faturën e të tjerëve ?! Fitorja e Vetvendosjes është investim në të ardhmën dhe jo diçka e çastit. Nëse bënë koalicion me LAA, Vetëvendosje do të hasë në bllokadë qeveritare sepse LDK, AKR dhe Alternativa i përkrahin këto procese që fuqishëm kundërshtohen nga Vetëvendosje. Nëse Vetëvendosje i nënshtrohet presioneve apo pajtohet me ndryshime kozmetike të këtyre proceseve, do ta pësonte keq në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme, kurdo që do të mbahen ato. Ndërkombëtarët janë shumë të qartë për këtë. Ju kujtohet deklarata e ambasadorit Delavi menjëherë pasi u votua për rrëzimin e qeverisë Mustafa, se SHBA përkrahin vendimin e Kuvendit të Kosovës por se duhet ta kenë të qartë se detyra e parë pas formimit të qeverisë së Kosovës do të jetë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është mina e parë që Vetëvendosjen e vë në sprovë të madhe, mbase të papërballueshme ! Vetëvendosje është në situatë sikur kur dikush i ka 100 milionë euro në bankë të bllokuara e që nuk mund t’i përdorë shkaku se nuk mund ta formojë qeverinë sipas programit por se, nëse dëshiron të qeverisë do të detyrohet të pranojë kushtëzime, edhe nga vendorët sikur  më shumë nga ndërkkombëtarët kurse kushtëzimet më të mëdha do t’ ketë nga Lista Serbe. E vetme nuk mund ta formojë qeverinë ndërsa në grup ( koalicion ) duhet t’i nënshtrohet rregullave të grupit ! Ose ka diçka tjetër që unë nuk e kuptoj ose nuk kam informata të mjaftueshme. Do të ishte  mirë të provohemi edhe me qeverisjen e Vetëvendosjes.

Nëse në këto rrethana dhe në këto kushte kur nuk flitet për përmirësimin e jetës së qytetarit të Kosovës por për realizimin e projekteve politike me të cilat na kushtëzon bashkësia ndërkombëtare, Vetëvendosje do të qeverisë  vendin në rrethana të kushtëzimit të madh,atëherë kjo parti do të humbte më së shumti. Jam i sigurt se presidenti Hashim Thaçi, nëse PAN nuk do t’i bënte numrat për formimin e qeverisë së Kosovës, pa sanjë hezitim do t’ia kalonte shtafetën për formimin e qeverisë atyre që i kanë numrat, Vetëvendosjes me partnerë të saj !

3. Duket paradoksale por LDK –në, nëse llogaritet interesi momental është fituese e cila ka fituar më së shumti prej partive shqiptare. Nuk ka humbur shumë vota përkundër fraksionit të fuqishëm të së paku 10 deputetëve të LDK që, në fakt ishin fajtorët kryesorë të rrëzimit të qeverisë Mustafa. Opozita dhe PDK nuk e rrëzuan Isa Mustafën por vetëm e ekzekutuan aktgjykimin e 10 a më shumë deputetëve të LDK të cilët që nga fiilimi i mandatit qeverisës i futën spica në rrotët e makinës qeverisëse të Isa Mustafës. LDK nuk ka humbur shumë vota dhe është bërë faktor përcaktues për formim in e një qeverie që do të kishte kredibilitet kombëtarë sepse qeveria me deputetë të kontrabanduar dhe pakica ësht e paqëndrueshme moralisht dhe politikisht, e lëndueshme 24 orë dhe skajshmërisht shantazhuese. Kështu, as PAN e as Vetëvendosje nuk mund të qeverisin pa LDK-në. Po të jetë këmbëngulëse LDK, lahtësisht do ta fitonte përsëri postin e kryeministrit. Prandaj po them se Kosova  është bërë vend i shantazheve ku antivlerat shndërrohen në vlera pasi përdoren si mjet për ruajtje apo marrje të pushtetit !

4. Fituesi më i madh është Lista Serbe e cila është arsye për brengosje të madhe. Nuk është rastësi që Serbia investoi aq shumë në fitoren e një mekanizmi pengues siç është kjo listë shoviniste që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe haptas deklarohet kundër Kosovës. U ndërmorrën të gjitha masat e shtetit serb të eliminohen serbët lojalë ndaj Kosovës sikur u sollën shumë serbë të dyshimtë ta votojnë Listen Serbe. Tash, kjo listë është pengesa më e madhe dhe përcaktuese për proceset e  rëndësishme për Kosovën dhe e ka shumëfishuar kapacitetin shantazhues që përmbajtësisht do ta dëmtojë Kosovën duke e legalizuar praninë e Serbisë në Kosovë. Nuk paraqet rrezik për Kosovën Vetëvendosje, LAA dhe PAN sikur edhe pakicat tjera por rrezik i madh mbetet ky satelit i Serbisë në Kosovë!

Për fund, nuk më pengon asnjëri që qeverisë në Kosovë nëse punon për vendin dhe qytetarët e saj, qoftë ai Ramushi, Albini, Dulla apo Gjeti por më pengon se është krijuar një rrethanë shantazhuese ku secili kujdeset për veten dhe se Kosovën e konsideron të madhe për aq sa e ka perimetrin e prapanicës! Nëse udhëheq Albini nuk bëhet kijameti sikur që nuk do të bëhet kijameti nëse udhëheq edhe Ramushi. Është e pamoralshme të thuhet se nuk duhet të udhëheqin këta të luftës në kohën kur Fadil Hoxha ka qenë 50 vjet në pushtet, ka bërë krime ndaj shqiptarëve kurse sot po respektohet duke i ngritur përmendore nga një aventuriere politike në kohën kur mungon Legjendari Adem Jashari në Prishtinë. Vetëvendosje mund ta bëjë kalimin e kthesës nëse hynë me kujdes por nëse hynë me shpejtësi aq të madhe sikur deri më tani, daljen nga rruga e ka të sigurt ! Jam i sigurt se menjëherë pasi të bëhet certifikimi i rezultateve, qeverinë do ta formojnë pronarët e vërtetë të proceseve në Kosovë, në përputhje me intereset që i kanë prandaj mos u ngutni të deklaroheni se do ta merrni një post që e gjakoni, vetëm në saje të dëshirës apo votave që i keni. Nuk është hera e parë që keni fituar votat por e keni humbur luftën me Arbërinë! Aty certifikohen rezultatet, aty formohen koalicionet, aty formohet qeveria dhe aty mund ta thyeni qafën politike dhe partiake. Nëse nuk është ashtu, kërkoj shumë falje sepse nuk jam i pagabueshëm por kam komoditet të flasë i liruar nga çdo synim për t’ë fituar ndonjë post. Të presim dhe të mos ngutemi nëse nuk duam që vazhdimisht të p....temi!


14 qershor 2017  Prishtinë                           

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)