19 Prill 2024

Klouni politik

Shkruar nga Gani Qarri

Nuk është hera e parë e ndoshta as e fundit, nëse votuesit që tani nuk i thonë stop, një kloun politik që edhe në një fushatë zgjedhore, të pretendojë publikisht mbulesën e vajzave shqiptare me shamia.

Madje, i njëjti edhe në intervistat e mëhershme televizive deklarohej pro shamive në shkolla, dhe për çudi, derisa ai vet është i martuar( sipas ndonjë shkrimi) me një “serbo” norvegjeze, e cila ditët verore me siguri, i kalon, e veshur shumë lehtë, më lehtë, seç mund të mendojmë ne nga largësia,apo ndoshta edhe pa to fare, në anën tjetër po ky kloun lufton për mbulimin e vajzave shqiptare dhe në të njëjtën kohë mashtron shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, se si kinse ai i vetmi na qenka për bashkim kombëtar.

Atij nuk i mjaftojnë rreth 60 të vrarët dhe mbi 300 të rinjtë aktiv shqiptarë të Kosovës, që hoxhallarët më antikombëtar me vetëdije i bënë mish për top dhe dërguan që edhe sot ata të luftojnë në Siri e Irak, zëdhënës i të cilëve tenton të bëhet ai vet, por kërkon që edhe vajzat e mitura në Kosovën evropiane, të cilat ende shkojnë në shkollë të mbulohen me shami turko-arabe, akt që nuk do duhej të gjente hapësirë në asnjë fushatë zgjedhore, por ja që pikërisht “heroi i bashkimit kombëtar” Albin Kurti, mbulesën e shqiptareve-si në arabistan, e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij.

Madje, megjithëse i pa qartë e kontrovers diletant, shihet katërçipërisht se ai ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar dhe ka kaluar në taborin e islamistëve të cilët përkundër faktit se aktualisht janë kthyer në brengën më të madhe botërore, vetëm për këtë oportunist politik, ata nuk janë problemi numër një.

Po ky kloun anemik, ndërron qëndrim sa herë i teket duke u bërë edhe qesharak, me deklarata pompoze për shamia, kur dihet se ai vet është i martuar me një, siç shkruan dikund; (serbo)-norvegjeze e cila këto ditë të nxehta \"fushate\", pardon- ditë të ngrohta vere, me siguri i kalon me krejt pak rroba apo ndoshta edhe pa to fare, derisa ai me pafytyrësinë e tij, merr guximin dhe kërkon mbulimin e femrave shqiptare edhe me shami... Hajde kallxo o Albin Kurti, a është e vertetë që gruaja juaj është vajza ... gazetanewborn.net/florim-rrudhani-pergjigju-o-albin-eshte-e-ver.

Vërtetë është shumë e çuditshme sesi ende nuk vetëdijesohet ky axhami politik dhe të deklarohet përfundimisht, nëse ai në këtë fushatë zgjedhore lufton si hoxhë, për postin e kryetarit të BIK-ut,kthimin e Kosovës në \"sheriat\" dhe shtet islamik, apo si një i nominuar partiak për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, i cili si për çudi, sa herë lë taborin islamist ,harron shamiat dhe u kthehet deklaratave të rrejshme për bashkim kombëtar.

Paraqitjet diletante dhe zhveshja totale e tij nga dinjiteti kombëtar, i cili në vend të luftimit të islamistëve fanatik që po shkatërrojnë totalisht karakterin kombëtar të shqiptarëve, pa fije turpi deklaron se do të luftojë “islamofobët” dhe detyrojë vajzat e mitura që edhe në shkollë të shkojnë të mbuluara me shami, vërtetë duhet të brengosin shumë të gjithë shqiptarët kudo.

Ai, po e tronditë edhe skenën zgjedhore në vend me çoroditjet e tij konceptuale,ndaj me të drejtë lind pyetja se mos vallë vërtetë është dorë e zgjatur e shërbimit sekret serb në Kosovë, i përpunuar me mjeshtri nga UDB, gjatë kohës sa mbahej i burgosur në Serbi, në mënyrë që të përdoret tani si mashë e interesave serbe në Kosovë.

Unë për vete, jam aq i dëshpëruar me njerëz si ai, sa që e konsiderojë si akt me interes të lart kombëtar, që Kosova urgjentisht, Albin Kurtin, Rexhep Qosjen dhe “kaleshanin“ e luginës Hivzi Islamin, ti kthej në vendlindjet e tyre, në mënyrë që ata me (pa)zotësitë që pretendojnë të kontribuojnë atje, për mirëqenien e bashkëkombësve të vet nën Serbi e Mal të Zi dhe jo ta përziejnë e bëjnë lëmsh edhe Kosovën e cila në kohë të vështira u ofroi atyre strehë, ngrohtësi familjare, shkollim dhe punësim të avansuar, pa e pritur se ata një ditë do të bëheshin kaq bukëshkalë.

 Bindja se VV-ja dhe kandidati i saj për kryeministër Albin Kurti luftojnë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, bie poshtë menjëherë që nga deklaratat e tij të përsëritura islamofile, dhe propaganda e tyre dëshmohet si mashtrim e demagogji e paskrupullt për ardhje në pushtet e funksione të larta shtetërore, jo për të mirën e Kosovës por që të realizojnë ë qëllimet antishqiptare, që kanë marrë mbi vete nga shërbimet e huaja.

Ai tanimë po luan lojën e agjendave më të errëta të vahabistëve më antishqiptar si Zekerija Qazimi, Irfan Salihu, Shefqet Krasniqit etj. e që ky i fundit , siç dihet botërisht, kontrabandonte edhe armë nga Serbia në Kosovë me dokumente identifikimi të Serbisë.

Albin Kurti dhe inspiruesit e tij e dinë mirë se shamia nuk i takon Kosovës, ajo është leckë e botës turko-arabe, dhe nuk ka të bëj fare as me cenimin e kurrfarë të drejte të gruas shqiptare në Kosovën Evropiane, por qëllimi i vahabistëve është dhe mbetet që përmes njerëzve si Albin Kurti, edhe politika në vend, përfundimisht të dominohet nga implikimet vahabisto-fetare.

Femrës shqiptare,si evropiane që është, i nevojitet shkollimi bashkëkohor, ngritja e avancuar arsimore, e drejta në punësim dhe angazhimi i barabartë në proceset shoqërore, këto i parashohin edhe konventat evropiane e ndërkombëtare, të drejta që mungojnë në agjendat islamiste.

Madje, si Albin Kurti edhe islamistët shqipfolës, e kanë të qartë se identiteti kombëtar i shqiptarëve nuk ka qenë kurrë i lidhur me arab e turq as bindjet e tyre fetare, por ata me vetëdije, si të shitur që janë, pas asimilimeve të dhunshme të miliona shqiptarëve në Turqi, tani synojnë të përmbushin qëllimet ende të parealizuara të padronit të tyre –Serbisë, për  shkatërrimin përfundimtar të shqiptarëve edhe në Kosovë dhe trojet e tjera evropiane.

Shumë kloun të tillë a të ngjashëm,të cilëve për tu dalluar hapur,u mungon vetëm pjesa e ngjyrosur e hundës së palaçove, me insistimin e BIK-ut dhe imamëve të njohur për antishqiptarizëm dhe nxitjen e urrejtjes ndërfetare tek shqiptarët, përveç në BIK, kanë mbërri të infiltrohen edhe në disa parti politike, jo vetëm të njohura si islamiste në Kosovë.

Fatkeqësisht me deklaratat e tij,po dëshpëron shumë të gjithë bashkëkombësit jo vetëm në Kosovë, sidomos i nominuari i VV-s, për kryeministër, z. Albin  Kurti, i cili sikur të ishte ardhacak nga Siria apo Emiratet Arabe, në vend që të promovojë harmoninë dhe unitetin tradicional ndër-shqiptar, prioritet ka shamiat dhe agjendat e rrezikshme islamiste që për qëllim përfundimtar, kanë shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare.

Kandidatë kaq kontrovers e sharlatan vërtetë kurrë nuk kanë merituar shqiptarët, atdheu ynë, prej se ekziston, asnjëherë nuk ka parë a përjetuar asgjë të mirë prej tyre, ndaj që t`ua tregojnë vendin e merituar edhe kësaj radhe, shamiashit anemik Albin “havalja” dhe klounëve si ai, t`ua kthejnë busullën nga Arabia, bëjnë me dije se këto janë  toka shqiptare dhe të shiturve, të mos ua besojnë asnjë votë të vetme, as në këto zgjedhje parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)