19 Nëntor 2017

A do ta hapin kësaj radhe parititë e dështuara kutinë e pandorës

Shkruar nga Xhemshi Berisha

Unë nuk dua të fyej e të përçmoj askënd! Kur dikush dëshiron të kalojë mbi mua sikur mbi një kufomë, atëherë ma trazon shpirtin dhe më bën Uragan!

Kosova nuk është bakllava që duhet ta hanë hajdutët e horrat, por është DJEPI që janë përkundër Unë, ti, ai dhe fëmijët tanë që janë dashuria dhe drita e syve tanë!

E pra si të bëj sehir kur shoh se në Kosovë i kanë hipur kalit revan dhe e ngasin nga bishti?!

Më thoni si mund ta duroj përbuzjen dhe nënçmimin e atyre që rrahin gjoks për vatan e deri dje ishin zagarë në gjah të gjuetarëve të UDB-së e të dreqit e të birit.

Po a ka mallkim më të madh se ta lësh fatin e vendit në duar dhe ndërgjegje kriminelësh!...që asnjë gjyq nuk mund t\'i lajë e pastrojë ndërgjegjet e tyre makrokriminele.

Në PDK ikin ujqit e vjetër e vijnë hijenat e reja që me soj e sorollup janë akoma më të katandisur.

NISMA që nuk është gjë tjetër veç se një lëmsh mjeranësh të deklasuar nga krerët e \"Luginës së ujqërve\" dhe të dështuar nga bëmat e tyre politike kriminale që hiqen dje dhe sot si të pafajshëm duke harruar ose heshtur faktin se deri para do kohë gatuanin nën një magje e hanin në një grazhd duke e tundur tlyenin e Kosovës në një fti,që pastaj ajkën e nxjerrë e ndanin në rrethin e tyre virtuoz në mënyrë hiper të rafinuar, po bashkë me ata që po ua pijnë gjakun popullit për çdo ditë dhe po ushqehen edhe vetë në gjahun e gatshëm nga viktimat e kreut të PDK-së.

Një avaz i vjetër ky rivaliteti i kampanjave politike të PDK-së, që s\'arritën kurrë të dalin në dritën e mediumeve publike. Këta ishin të pakënaqurit që kishin degëzuar zgabimthi nga linja e kampanjës së oligarkisë sunduese brenda PDK-së dhe për fatin e keq të tyre do të ndahen nga Torta e privilegjeve partiake duke ua hapur portën e largimit nga frustrimi dhe zemërimi i pa masë. Po ata të AAK-së?(!)

Tmerr i tmerreve, sepse sejmenët e Ramushit po e çojnë vetë Ramushin ta bëjnë prijës në luginën e ujqërve të tërbuar.

I mjeri Ramush do të dalë i përgjakur nga ajo luginë ujqërish. A do të mund ata ta stërkeqin Luanin e Dukagjinit për ta ndërsyer edhe atë të zhvatë pastërmën e Kosovës, mbetet të pritet e të shihet dhe të shihet burrëria dhe sinqeriteti i këtij njeriu të provave dhe sfidave të mëdha që më tëpër e kanë keqpërdorur se ia kam dhënë vendin E merituar!

Madje vetë rrethi i parisë së AAK-së i kanë ecur gjithmonë me lajka dhe hile, megjithë fajin që mban pashmangshëm edhe vetë Ramush Haradinaj.

Sikur të ishte distancuar që në fillim nga bëmat e parisë së AAK-së,të PDK-së dhe LDK-së si dhe ndaj Presidentit të kishte mbajtur qëndrim kritik dhe paditës, Ramush Haradinaj sot do të fitonte një profil politikani të kompletuar kombëtar që nuk do të kishte mundur ta konkuronte asnjë nga radhët e partive të përmendura.

Mjerisht këtë shansë historike me fajin e vet apo të dikujt tjetër e humbet duke u shprehur tepër kompromisës dhe pothuajse përulës.

AKR-ja që po hanë në koritën e të helmuarve nga mbeturinat më antishqiptare serbosllave që po t\'u vinte shansa do ta sillnin me dasëm Karagjorgjen, i ka hy valles politike sërish vetëmse jo me avanse si më parë.

Zotëri Pacolli që nuk është tjetër pos një fazan në politikë por kobra në biznes akoma po shpreson se përmes levës aktive në politikë do të mund të kamë me mjeshtrinë e Harrushanit resurset që kapin shumat maramendëse në Kosovë.

Kobra e biznesit ka durimin t\'i kafshojë Minierat më levërdisëse të Kosovës,po për fat të mirë nuk i ka ardhur shansa e arritjes së këtij qëllimi.

Ai ka siguruar të gjitha mekanizmat për ta lënë Serbia të qetë ta mihë Minierën e Trepçës ku si dëmshpërblim do t\'i paguante brenda 10 vjetësh 1 miliard Euro si kompenzim kthimi Kompanisë .

Hapni sytë ju lutem se këta të fundit janë me shumë palë maska të paçjerra!?! Po meqë u doli shpejt boja e kanë të vështirë ta shesin veten për heronj, veq mund të vrapojnë si zagarë pas gjahut me gjyetarin. E

dhe këta pijnë si verën gjakun e popullit ndoshta në përmasa të kuçedrave të pangopura e si mos më keq!

Të dashur miq e dashamirë zgjedhni e merrni! Për të zitë e kokës tuaj! PO MË VJEN KEQ SE FËMIJËT TANË DO TË NA MALLKOJNË

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017 - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)