22 Maj 2017

Breket e Demes dhe riciklimi i deputeteve

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kur gjithë liderët tanë rrejnë (me përjashtime te vogla), bile edhe po krenohen, qe  po arrijnë te  na bindin, se po u besojmë, atëherë, edhe ne gazetarët,  nuk behet kijameti, nëse ju rrejmë,e shume here, edhe  i “teleisim”, shkrimet dhe infot, qe i botojmë...!

Kur me,tashme po dihet edhe zyrtarisht, se zgjedhjet e parakohshme do te mbahen me 11 qershor,do te përshkruaj  nje ngjarje, por qe mund te jete edhe barsolete,e qe pata dëgjuar shume kohe me pare, ne Gjilan.

Dema.... një rom,qe jetonte ne lagjen e njohur te romeve ,aty nen stacionin e autobusëve, pasurine me te madhe qe  kishte , thuhet,se ishin 11 femijet e tij, te cilet rriteshin me punen  e tyre te perditeshme qe benin ,neper lagje te qytetit,por ne veqanti diten e shtune ,punonin ne tregun e qytetit,dhe ne mbremje kur ktheheshin ne shtepi ,sejcili, sillte ndonje kese najloni me peme e perime,e here here edhe pak, para metalike...!

Nje te premte, ne mbremje kur te gjithe femijet ishin  kthyer ne shtepi,Dema iu drejtua femijeve me fjalet:” qe neser te punojne sa me shume ne treg, pra edhe fitojne  sa me shume,  duke ua kumtuar lajmin, se ka vendosur,qe  diten e diele,   qe te gjitheve,pra qe te 11-te femijeve,do ua nderroj  teshat e trupit, sepse nje  dhurate te tille, e meritonin,....!
 
Te gjithe femijet, diten e shtune ,qe eshte dite tregu ne Gjilan, u angazhuan,per te fituar dhe per te  derguar sa me shume, gjera ushqimore ne mbremje ne shtepi,kuptohet edhe nga shpresa, se  te nesermen, do te veshin tesha te reja,qe u kishte premtuar,babai i tyre Dema.

Dhe te nesermen,pra te dielen,ne mengjes,Xhemilja, gruaja e Demes,filimisht ,pasi kishte nxehur nje kazan uje,mori femijet dhe filloi, nje nga nje, ti pastroj ne kthinen e dhomes, dhe sejcili pastaj drejtohej drejt Demes, qe ishte ulur afer koftorit, dhe i cili, filloi qe  cdo femiu  qe  i afrohej, tia jepte rrobat,por jo ato qe i kishte pasur deri ate dite, dhe as te reja, por te vellaut apo motres tjeter, dhe keshtu qe te gjithe i detyroi, te veshnin rrobat e njeri tjetrit,me arsyetim se edhe kjo, eshte nje e mire,sepse duhet kursuer,per te blere dru e miell, sepse,kjo vere mund te jete jo e bereqetshme, andaj duhet kursuer...!

Edhe zgjedhjet e parakohshme , qe pritet te oraganizohen,me 11 qershor, nese shkohet, me riciklim kandidatesh,me lista  te perpiluara nga lideri,...nuk do prodhonin asgje te re dhe te mire ,pos do te ishin nje kopie e nderrimit te brekeve te femijeve te Demes,gje qe fatkeqesisht ,pothuaj na percollen edhe gjate gjithe zgjedhjeve te deritashme.

Me sistemin e vjeter zgjedhor,nje njeri 5 vota,me lista partiake,,dhe me nje zone zgjedhore qe i konvenon vetem lidereve partiak,kam bindjen, qe edhe keto zgjedhje, qe po i presim ,do na prodhojne, asgje tjeter,pos nderrim brekesh,si “rasti Demes” me te njejte kandidate, qe vetem, po na riciklohn ne vazhdimesi....!  


 

Shpėrndaje artikullin:

Prapa
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
Nr. Fl. Nga Statusi
ST6478London-GatwickSCHEDULED 23:20
Nr. Fl. Për Statusi
ST6479London-GatwickSCHEDULED 23:55

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh