25 Nëntor 2017

Popullsia e Sanxhakut sipas autorëve të huaj dhe vendas

Shkruar nga Ismet Azizi

Migrimi u zhvilluan në drejtime që ishin përcaktuar nga koha dhe rrethanat politike. Efektet e tyre anësore ishin kryengritjet dhe trazirat shpeshta. Struktura aktuale e popullsisë  nuk është identike me at nga e kaluara. Por, kryesisht janë të pranishëm vëllazëritë dhe fiset më të mëdha, të përmendura më lart.

1. Sanxhaku i Shkupit (Uskub), i cili përfshirë qytetin e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikun, Shtipin, Kratovën dhe Koçanin.

2. Sanxhaku i Prizren, ka përfshirë qytetet e Prizrenit dhe të Tetovës.

3. Sanxhaku i Pejës ( İpek), ka përfshirë  Pejës, Gjakovës, Guci, Beranwn dhe Tërgovishtën. (Rozhajën / Tutin).

4. Sanxhaku i Prishtinë  ka  përfshirë   Prishtinën, Mitrovicën, Vushtrrinë, Gjilanin dhe Preshevën.

5. Sanxhaku i Novi Pazarit ( Yeni Pazar), ka përfshirë qytetet : Novi Pazar, Sjenicë, Kolashin, Nova Varosh dhe Prijepolje.


Sipas konsullit Theodora Iphena, Sanxhaku në shkurt të vitit 1877 përfundimisht ndahet nga Vilajeti i Bosnjës dhe  përfshihet në vilajetin e Kosovës. Ne jemi përqendruar ekskluzivisht në zonën e ngushtë të tij, dhe në qytetet : Jeni Pazarit (Novi Pazar) Plevla, (Taslixha) Prijepole Kolashin, Bijelo Pole (Akova),  Nova Varosh, Berane, dhe Tërgovishtë (Rozhajë), edhe pse ndarjet gjeografike dhe administrative ishin të shpeshta.

Sa përket popullsisë dhe ndarjes etnografike dhe vlerësimin gjeografik të Sanxhakut , duhet të ndahet në  pjesën veriore dhe at të  jugut. ” Në pjesën veriore popullsia, me përjashtim të një pjese të vogël, është homogjene sllave, konkretisht fiset boshnjake.

Në rrethin e Plevlës, Prijepoljes, Kolashin, Bijelo Poles, Beranës, Nova Varoshit,  jetojnë kryesisht fiset  boshnjake, ndërsa  në Sjenicë, Novi Pazar dhe Rozhajë e Mitrovicë jeton elementi kombëtar shqiptar.

Shqiptarët kanë një forcë ekspansioniste shumë të fortë, në vetvete edhe janë aq të forta sa që kalojnë kufijtë e Shqipërisë,  në veri dhe në lindje në brendësi të Sanxhakut.

Elementi shqiptar më së shumti  paraqitet në qarkun e Rozhajë,  sidomos në luginën e lumit Ibër, përgjatë luginës së Ibrit deri në Mitrovicë. Me Rozhajën në veri i bashkohet Peshteri, i cili një pjesë i takon  N. Pazarit dhe Sjenicës.  Aty  jetojnë gjithsej  rreth 30.000 shqiptarë.

Për popullsinë e Sanxhakut në këtë kohë ka shkruan në shkrimet e tij, Gaston Gravje . I pari ka përshkruar  gjendjen ekzistuese pas largimit të turqve nga ky rajon. Pikërisht,  për shkak të boshllëqeve të shkaktuara nga këto migrime, shqiptarët (Kelmendët , Hoti, e Gruda) kanë ardhur dhe janë vendosur në Peshter dhe Rozhajë, madje në Tutin, Sjenicë dhe Novi Pazar, ku ende i gjejmë.

Nga e gjithë Sanxhak,  Peshteri në vitin  1912,   në fakt e gjithë zona ka qenë e  pushtuar nga elementi shqiptar. Me përjashtim të fshatit Suhodo, Buxhevë dhe Dojkë, të cilat janë plotësisht ose pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare.

Megjithatë për dallim nga shqiptarët e  Kosovës shqiptarët e Peshterit janë vendos me familje nga fise të ndryshme (Kelmend, Kuç, Shalë, Hot, Grudë  etj).

Të ndikuar  nga myslimanët boshnjakë, mësuan gjuhën e tyre dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuha e tyre dukshëm u largua nga gjuha e folur nga pjesa tjetër,  gegërishte (dialekt i gjuhës shqipe në veri të Shqipërisë).

Megjithatë, ky popull ruajti veçoritë e  racës së tij (etnia). Askush, madje as bariu i vogël nuk ndahet nga  pushka e tij. Autoritetet turke kanë mbetur vetëm në emër. Hakmarrja  është e pranishme sikur të ishin në mes të Shqipërisë. Pasiguria është këtu më shumë se kudo në Sanxhak.

Sipas Milisav V. Lutovac, banorët e Rozhajës dhe me gjerë atë të Tutinit,  konsiderohet se kanë formën e tyre origjinale të fiseve të Malësisë (Shqipërisë veriore), ata formuan vëllazëri të reja të cilat kanë ruajtur organizimin e vjetër fisnor duke mos shkëputur lidhjet me ëmën Shqipëri, dhe nëse paraqitet nevoja , ata veprijnë të bashkuar.

Edhe pse kanë pranuar fenë islame, ata  nuk kanë hequr dorë  nga jeta fisnore . Për më tepër, ata janë  angazhuar të gjithë së bashku që fiset të mbijetojnë duke i përhapë vëllazëritë e tyre. Si pasojë e vetëkënaqësisë janë fshatra të veçanta,  lagje, çarshitë. 

Për nga  fiset ata janë përbërë nga:   Kelmendi, Hoti, Gruda Shkreli  Shala dhe fiset tjera të malësisë në Mal të Zi.

Kuçët u vendosën në luginën e lumit Lim, duke zbritur nga lartësitë në luginat pjellore dhe kanë vazhduar deri në Priboj.

Jovan N. Tomic, thotë: “ai që hedh shikimin  në hartën etnografike të Sanxhakut në veprën e   z Jovan Cvijiq  “Bazat e Gjeografisë dhe gjeologjisë të Serbisë së Vjetër  dhe Maqedonisë”, do të bjerë në sy një trevë pothuajse në mes të Sanxhakut, i ngjyrosur me një ngjyrë e përhimë në të verdhë, dhe për rreth  ka disa oaza  të kaltra, nëpër të cilin janë vendosura gjysmë hënëzat ngjyrë të   kuqe.\"

\"Kjo  është  rrafshnalta e Peshterit. Këta Shqiptarë në Peshter janë të  parët dhe me vendbanime më të vjetra  në Sanxhak, të cilët  autoritetet turke i  sollën atje dhe  kryesisht kanë prejardhje nga fisi katolik Kelmend. Imigruan në Peshter si blegtorë dhe u vendosën në tërë rrafshnaltën.  Në vitin 1707 ka pasur 274 shtëpi, të shpërndara në të gjitha anët.”

Frok Zefi në punimin e tij  shkencor, shkruan, “Peshkopi shkupjan Mihael Summa shkroi për Romën nga Beogradi më 6 qershor të vitit  1739 , për  mbarimin e  dhimbshëm të luftës  austro-turke, dhe për atë  në të cilën ai personalisht dhe besimtarët (shqiptarët krishterë)  nga Peshteri si dhe shumë të tjerë  duhej të kalonin nën sundimin austriak.

Në një letër të shkruar në Vjenë më 10 nëntor 1736, autoritetet ushtarake do të informojë perandorit Karlin e VI-të, se si   Kryepeshkopi Summa në marrëveshje me komandantin ushtarak të Jagodinës, kolonelin Schnepper në dioqezën e tij ngriti krishterët të revoltohet kundër turqve. Turqit kishin marrë vesh për këtë  dhe  nuk guxoi  të kthehet në Shkup. ”

Në raportin e tij  Don Pavai Zoganji shkruan Kongregatës për përhapjen e besimi, më 20 gusht 1767 përmend gjendjen në Peshteri  ku në fshatin Ugëll ka mbetur vetëm  një familje katolike, dhe në fshtrat tjera, aty këtu ndonjë plakë vjetër. Peshterasit kanë  hequr dorë nga besimi katolik në  vitin  1745 dhe më pas kisha katolike  në Kamenicë ka pushuar së ekzistuar.

Sipas, Sami Frashërit, Trgovishta gjegjësisht  Rozhaja gjendet në Vilajetin e Kosovës , në Sanxhakun e Pejës Është një qytet i vogël dhe me të njëjtin emër, i cili është i vendosur në anën verilindore të Pejës me, përafërsisht ka 3.000 banorë.

Ka 62 fshatra, banorët e të cilëve janë kryesisht shqiptarë dhe një pjesë të vogël folës  të gjuhës boshnjake. Në brendësi të  vendbanimit janë 6 xhamia, 150 magazinat dhe dyqane, 6 mejtepe, dhe 1 kishë. Klima është shumë e ftohtë, dimrat janë të gjatë dhe të fortë. (Të dhënat i referohen   fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë).

Georg von Gyurkovics “Gurkoviq njihet si përkrahës  i Perandorisë Austro-Hungareze. Më shumë se dy mijë vjet të shqiptarët   jetojnë në ato zona, thotë Gurkoviq në librin Albanian , “als eine Zähe und wilde Rasse“.  Ata u vendosën në këto zona tashmë dhe kanë mbetur deri më sot “nur Krieger, Hirten und Rauber”, me armët shqiptare në duart e tyre, por,  pa libra shqiptare. Jetojnë në Gadishullin Ballkanik shumëgjuhësh, thotë Gurkoviq.

Sipas bindjes të tij,  kjo  zone para se gjithash ka një term etnik dhe jo politik apo historik.  pasi nuk është shtet apo  krahinë unike.

Kufiri etnik arrin deri te malet e Sharrit, por shtrihet në jug të Serbisë, ndërsa në veri arrin në Kolashin, Guci dhe Plavë, përgjatë  Ibrit deri në Rozhajë.

Në web  faqen  për   mbiemrat  malazezë shkruan, Klimen, para ardhësi i tyre (rreth vitit 1330 ) nga Travniku (Bosnja),  trashëgimtari mandej   Klimen erdhi  në Piper, nga aty në Kuç. 

Me  zhvillimin  e familjes shumohen si  vëllazëri  (Fis) .Vëllazëritë e tyre janë  shënuar  si: Klimen, Klimendi, Klimenda, Klimençanin, ka  në Nikshiq, Tivar, Tuz,  Ulqin, Rijeka Crnojevica, Zetë, Pastrovic , Podgoricë, në gjirin e Kotorrit, Grbalj, në fushën e Bijelo Polje, në zonën e Novi Pazarit, Guci, Rozhajë, fshatrat e Sremit (Mirkovci, Nikinci dhe Hrtkovci), Kovilj (Baçkë), Guzi (Velipojë ), Shkodër, Durrës dhe Tiranë (Shqipëri), në rrethinën e Pejës si: Rugovë, Gjakovë dhe Prizren.

Sipas Andrija Joviçeviq, Kliment / Kelmendasët janë  përhapur nëpër luginën e lumit Lim në Sjenicë dhe Peshter, dhe më tej në  Novi Pazari. Këto fise janë përhapur në Dukagjini, ku me  kafshët ë tyre kanë zbritur  në Gjakovë, ndërsa të tjerët u ndalën  për të kaluar në bregdetin Adriatik nga Ulqini në Durrës. atje janë të zhvendosur dhe të shpërndara nga deti Adriatik deri te lumi Sava dhe Danubi, nga Llovqeni deri te Gjakova dhe Prizreni.
Mariano Bolizza,thotë se Kelmendët kanë arrit  deri në Pllovdiv të Bullagarisë.

Familjet e ardhacakë nga  \"Arnautllaku\" (nga ish Sanxhaku i Novi Pazarit) përfaqëson grupin mjaft të dallueshëm në mesin myslimanëve të Zhepës. Imigrimi  i tyre në Bosnjë bie në periudhën e pushtimit nga Perandoria Austro-Hungareze, dhe pas  ndarjes definitive Sanxhakut të Novi Pazarit nga  të Vilajeti i Bosnjës   (1877). Vendosja e tyre në   Zhepë, sa mundë  të konstatohet  nga tregimet,  ishte bërë pjesërisht në faza, ndërsa  disa fise kanë lëvizur direkt nga Sanxhaku.

Sot në zona e Zhepës ka 13 vëllazëri, të cilët kanë ardhur  nga \"Arnautllak\" (rrallë dëgjohet  për ta thënia \"Arnaut\", por të gjithë  thonë: \"Ne jemi nga Arnautllaku\").

Vetëm në fshatin Krnjiq, sot jetojnë  pesë vëllazëri të cilët  përkasin të ardhur nga Sanxhaku i Novi Pazarit. Është interesant se këtu vendasit të ardhurit nga Sanxhaku i quajnë  Arnaut/ Shqiptarë .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017 - Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00)