18 Prill 2024

Popullit i duhet një lider që di të krijojë mirëqenie për qytetarët

Shkruar nga Ahmet Pllana

Popullit të Kosovës i duhet një lider i ardhshëm që di të krijojë kushte dhe rrethana për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Shtrohet pyetja: cili do të ishte ai njeri ideal dhe i vërtetë për të krijuar mirëqenie për qytetarët?

Kësaj pyetjeje nuk është vështirë t’i jepet përgjigje, mu për faktin se populli e di shumë mirë se cilin lider ta zgjedh dhe në cilin të mbështetet. Njeriu i Kosovës që ka ditur të menaxhojë me shumë sukses biznesin e tij në botë dhe të krijojë miliona euro është Behgjet Pacolli.

Ky njeri ka arritur që të bëhet i njohur kudo në botë për biznesin e tij shumë të suksesshëm dhe që ka krijuar të ardhura fitimprurëse milionshe dhe kjo sigurisht se tregon për aftësitë e tij intelektuale dhe menaxheriale.

Një njeri i tillë i duhet tash Kosovës më shumë se asnjëherë më parë, sepse qytetarët janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.

Lideri i ardhshëm i Kosovës, përkatësisht Presidenti i tanishëm i Aleancës Kosova e Re, z. Behxhet Pacolli, është njeriu më i merituar i Kosovës për ta udhëhequr vendin pas fitores që do të ketë ai dhe subjekti i tij politik AKR, pas zgjedhjeve të ardhshme, të cilat nuk do të jenë edhe aq shumë larg.

Sido që të jetë, presidenti Behgjet Pacolli, pos që është një biznesmen i suksesshëm me renome ndërkombëtare dhe një politikan i cili ka qenë edhe President i Republikës së Kosovës, është njeriu i pa korruptuar, njeriu i cili ka punuar për këtë shtet dhe asnjëherë nuk e ka marrë pagën që i ka takuar, njeriu që ka lobuar me fuqitë e tij materiale në shumë shtete të botës për ta njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Njeriu i vetëm që ka arritur ta nxjerr ‘nga kthetrat’ dhe ta shpëtojë Shqipe Hebibin në Afganistan, njeriu i vetëm i cili e nxori ‘nga kthetrat’ e shtetit të Afrikës, pilotin e Kosovës, Vesaf  Berishën, është Behgjet Pacolli. Njeriu që meriton të bëhet fitimtar në zgjedhjet e ardhshme, njeriu që ka shumë merita dhe që frymon bashkë me popullin e tij, është Behgjet Pacolli. Fundja, populli e di shumë mirë se kujt ia jep votën.

Secili qytetarë e ka parë se si kanë shkuar punët deri më tash, sa i përket qeverisjes së vendit, sa ka pasur rezultate dhe sa nuk ka pasur, sa është punuar dhe sa nuk është punuar, sa ka pasur mundësi të punohet edhe më shumë, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, në përmirësimin e jetës së qytetarit.

Partia e vetme në Kosovë e cila ka prioritet dhe në plan veprimi të subjektit përmirësimin e jetës së qytetarit është AKR-ja, sepse siç ka thënë çdoherë Presidenti Behgjet Pacolli: “AKR-ja është parti e qytetarit dhe për qytetarin!”

Partia që nuk është e korruptuar është AKR-ja dhe Presidenti i saj, z.Behgjet Pacolli. Duke e kuptuar këtë, në kohët e fundit shumë qytetarë po i bashkohen AKR-së. AKR-ja është në rritje të madhe, sepse thuaja se gati në tw gjitha komunat e Kosovws, në qytete e fshatra, në çdo lagje janë themeluar degët dhe nëndegët e AKR-së.

Behgjet Pacolli ka arritur që t’i punësojë mbi 4.000 njerëz në Kosovë dhe disa mijëra shqiptarë të Kosovës jashtë vendit.

‘AKR-ja do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarit, sepse nëse nuk e kemi përmirësuar jetën e qytetarit, atëherë çka kemi përmirësuar ne, çfarë rezultatesh kemi arritur ne, kur jeta e qytetarit ka ngecur dhe nuk është përmirësuar aspak, por madje është vështirësuar edhe pas përfundimit të një mandati qeverisës?

Asgjë nuk kemi arritur, kurrfarë rezultati nuk kemi arritur, nëse nuk e kemi përmirësuar jetën e qytetarit. Rinia jonë nuk e meriton të jetë e pa punë. AKR-ja do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarit!’

Kështu është shprehur Presidenti Behgjet Pacolli, sa herë që i është dhënë rasti për të folur e diskutuar në takime e konferenca të ndryshme tematike apo konferenca për media, për opinionin e gjerë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka dëshmuar veten si biznesmen i suksesshëm ndërkombëtar, si menaxher jashtëzakonisht i fortë dhe i suksesshëm, ndërsa prej pasluftës (së fundit në Kosovë më 1998/1999), edhe si politikan i suksesshëm, deri në arritjen e kryerjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Sukseset e tij në të gjitha fushat, në biznes dhe në politikë, na bëjnë krenar dhe me emrin e tij mburremi, ngaqë ai mund të kontribuojë shumë në përmirësimin e qeverisjes së vendit, në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe social dhe në përmirësimin e rritjes së standardit dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Behgjet Pacolli ka ditur dhe di çka bën dhe si të veprojë në situata të ndryshme, kur populli gjindet në vështirësi, ka ditur dhe di të bashkojë popullin, pa marrë parasysh dallimet nacionale, politike, fetare, kulturore, gjinore, etj.

Ai është një politikan i tipit të Ibrahim Rugovës dhe ka vizion paqësor dhe afrues, tolerant dhe demokratik për të gjithë qytetarët. Ai nuk është konfuz dhe përçarës, por njeri i unitetit dhe progresit në politikë.

Ai nuk është lider i dhunës e radikalizmit, por lider i demokracisë dhe liberalizmit. Filozofia e tij politike është se dhuna dhe radikalizmi nuk sjellin dobi, por vetëm dëme. Ai është me orientime pro perëndimore, amerikane dhe evropiane. Ai e di dhe është mirënjohës për miqtë tanë që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës, në sjelljen e lirisë dhe formimin e shtetit.

Behgjet Pacolli është një njeri vizionar që sheh larg dhe që ka shumë miq në botë. Ai e don vendin e vetë dhe e don popullin e vetë. Ai ka vullnet të madh që të kontribuojë për vendin e vetë dhe për popullin e vetë.

Ai është njeri kombëtar, të cilit i dhemb shpirti e zemra për popullin e tij. Politika e tij dhe e partisë që ai e udhëheq AKR është e drejtuar dhe e orientuar nga perëndimi, nga miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.

Pra, që nga tash qytetarët e Kosovës do të duhej që ta mbështesnin liderin Behgjet Pacolli dhe ta përgatisnin për lider të ardhshëm të Kosovës, përkatësisht për udhëheqjen e vendit në mandatin e ardhshëm nga Ai dhe partia e tij, si një parti politike serioze, si një parti e pjekur politikisht dhe si një parti politike e pëgjegjshme dhe demokratike.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)