16 Prill 2024

Kur "Ujqit e vjetër" kërkojnë gjak

Shkruar nga Zejdush Kastrati 
Sidomos për gjeneratën e re, është mirë, që shpeshherë të kthehemi në kohë mbrapa, dhe të përshkruajmë , apo përkujtojmë raste. kur shqiptaret (raste te rralla jo) në gjitha trojet e ish Jugosllavisë, ishin objekt akuze, sulmi e nënçmimi, nga me të ndryshmet që herë - herë, vështirë disa ngjarjeve, edhe t\'i besohet.

Gjendja dhe trajtimi i statatusit te shqiptareve ne Republiken e Maqedonise, ne disa segmente , ishte me e keqe, dhe me e rende se ne Kosove.

Rasti dhe veprimet e fundit e Presidentit maqedonas Ivanov,pastaj Gruevskit,por me siguri edhe e Zaevit, e shume te tjereve,ku ashiqare dhe pa fije turpi e frike,dhe duke shkelur me dy kembet edhe ne obligimet, Kartat dhe Marrëveshjet ndërkombëtare per te drejteta e popujve dhe komuniteteve, shqiptaret e kesaj republike nencmohen e dhunohen ne menyren me vandale,me perkujton dhe me kthen ne periudhen, pas ngajarjeve te vitit 1981 ne Kosove,kur autoritetet e atehrshme te Maqedonise,paten ndermarre nje ofenzive brutale per asimilim,diskriminm dhe persekutim, ne mase te madhe, te gjithe atyre, qe ndienin vehten shqiptare, ne kete republike te Federates se atehershme Jugosllave.

Nje shoke i imi nga Gostivarei,te cilin gjate studimeve e pata pasur edhe cimer dhome, me pat treguar, se edhe me rastin e pagezimit te femijeve neper libra amze, ne ofiqarite perkatese,nuk lejohej qe femijet e lindur shqiptare, te pagezoheshin sipas deshires se prinderve shqiptare,por sipas nje liste te perpiluar nga autoritetet maqedonase.

Cimeri im, me pat konkretizuar një rast specifik, kur nje i afërm i tij, kishte dashur qe femiun e tij te porsalindur, ta pagëzoj me emrin Sokol, por është refuzuar nga autoritetet maqedonase, duke kërkuar qe ai te pagëzohet vetëm \"Qafka\",me arsyetim se emri Sokol, është provokim dhe nxit urrejtje ndaj popullatës maqedonase!!!

Ne kuadër te këtyre masave represive te aparatatit shtetëror maqedonas, te asaj kohe, shqiptaret detyroheshin dhe obligoheshin qe edhe Shkupin ta quanin Skopje, Tetovën Tetovo, Strugën, Struga, Kumanovën, Kumanovo, pra, vetëm ne emërtimin sllavomaqedon, ku me siguri, edhe shumica e këtyre liderëve aktual,qe tani po sillen hiq me mire se ne ate kohe, ishin pjese dhe kreator te asj periudhe kohore, apo janë bijte e projektuesve te ketyre masave, dhe edhe deklaratat e ketyre diteve, reth (mos) formimit te qeverise se re, dhe te drejtave te shqiptareve ne kete republike ,ngjallin emocione qe kerkojne një veprim unifikues te gjithe faktoreve shqiptare, qe tu tregohet e vërteta dhe vendi qe meritojnë keta "ujqe te vjeter" qe nuk po ua dine hallin vetit, apo si duket,nuk po na llogaritin fare....!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)