28 Mars 2024

Letër e hapur drejtuar ministrit Abrashi, qeverisë dhe Presidentit Thaçi

Shkruar nga Josef Martinsen

Hyrje

Shkurti 2017 erdhi! Vera që vjen do të shënoj tetëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i luftës. Dimri i fundit ka qenë i ftohtë, në veҫanti për 423 femrat viktimat e regjistruara të luftës të cilat ende nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Besoj se politikanëve nuk ju ka munguar asgjë. Jam i sigurtë se kanë pasur drurë për dimër për t’i mbajtur shtëpitë e tyre të këndshme dhe të ngrohta.


Që nga përfundimi i luftës, 298 viktima femra të krimeve të përdhunimit gjatë luftës kanë vdekur si pasojë e kushteve të vështira. Menjëherë pas luftës më shumë se njëmbëdhjetë mijë viktima femra të krimeve të përdhunimit që janë regjitruar nga OJQ-të ndërkombëtare janë larguar nga Kosova sepse, siҫ thanë ato, nuk shihnin të ardhme në Kosovë.

Ato e dinin nga historia se ato kurrë nuk do të arrinin një trajtim të drejtë dhe të barabartë në shoqëri dhe doli se kishin të drejtë! Shikojeni situatën në të cilën ndodhen këto viktima të mbetura në Kosovë!

Situata

Më kujtohet në verën e vitit 1999 kur erdha për herë të parë në Kosovë dhe pashë nga afër një vend të shkatërruar dhe njerëzit që ishin të shpërndarë nëpër male dhe jashtë vendit si pasojë e dëbimit me dhunë gjatë luftës. Njerëzit dhe politikanët më thanë se sa të lumtur ishin që SHBA-ja dhe Britania e Madhe bashkë me NATO-n i ҫliruan nga një e ardhme si refugjatë.

Këta njerëz dhe politikanë të njëjtë më thanë se tani ata ishin të përkushtuar që të qëndrojnë bashkë dhe ta ndërtojnë një të ardhme demokratike dhe të drejtë për të gjithë qytetarët ҫofshin ata meshkuj apo femra pavarësisht pozitës së tyre në shoqëri. Shumë prej këtyre njerëzve dhe politikanëve të cilët gjatë konfliktit me autoritetet serbe u larguan nga Kosova u mirëpritën dhe morën përkujdesje në shumë vende të Evropës dhe në Amerikë para se të ktheheshin për ta ndërtuar vendin e shkatërruar.

Ata disi akoma e mbajnë një qëndrim kundërshtues ndaj grave, duke qenë të bindur se femrat janë më inferiore se meshkujt, veҫanërisht kur janë në pyetje gratë e përdhunuara. E konsiderojnë këtë temë si tabu. Popullata meshkuj dështoi që t’i mbrojë nënat, vajzat, motrat dhe bashkëshortet e tyre të cilat nuk kishin asnjë mundësi që të shpëtonin nga armiku sepse po kujdeseshin për familjen gjatë luftes.

Në vend që menjëherë të fokusoheshin në përkujdesje për më të pambrojturat e viktimave të krimeve të luftës, politikanët filluan ta luftonin njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë pushtet dhe pozitë për veten dhe familjet si dhe farefisin e tyre. Situata u përkeqësua aq shumë sa që u përdorën armë kundër kundërshtarëve politik. Fokusi kryesor politik për politikanët dukej se ishte, “ҫfarë mund të përfitoj unë dhe familja ime nga kjo? Le të marrim gjithҫka mundemi ndërsa jemi në pushtet—kurrë nuk i dihet se për sa kohë do të jemi në pushtet”! Ata nuk ishin mjaft të urtë që ta kuptojnë se ata duhej t’i ndreqnin punët e shtetit dhe jo të familjes e farefisit.


Kjo ka qenë situata në Kosovë që nga vera e vitit 1999 dhe UNMIK-u (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) që në fakt kishte pushtet ekzekutiv tetëmbëdhjetë vjetët pasuese e lejoi këtë- turp edhe për ta!

Unë kurrë nuk e kam dëgjuar ose parë këtë lloj trajtimi ҫnjerëzor nga një shtet i pavarur në Evropë ndaj viktimave të tyre femra të luftës. Një trajtim të tillë e kam parë dhe dëgjuar vetëm në vende të lindjes së afërt dhe largët si dhe në Afrikë, ku shpeshherë i akuzojnë vetëm femrat të cilat kanë qenë viktima të krimit seksual për përdhosjen e kulturës dhe “nderit të familjes” të cilat jo vetëm që ishin viktima por ato gjithashtu u etiketuan ose akuzuan nga shoqëria si lavire!

Ku janë intelektualët, shkrimtarët, udhëheqësit fetarë, gazetarët dhe akademikët? Ku është ndjeshmëria?

Si të veprohet menjëherë dhe të sigurohet ndihmë për grupin e regjistruar të viktimave femra të krimeve të luftës para se të jetë tepër vonë?

Në një artikull të mëparshëm e kam sugjeruar një zgjidhje të shpejtë që mund të vendoset nga Ministri përgjegjës dhe Qeveria brenda një jave:

1.    Të caktohet një pension i përkohshëm prej 500 eurosh në muaj deri sa të gjindet një zgjidhje përfundimtare.

2.    Shpenzimet mund t’i ngarkohen buxhetit vjetor të shtetit dhe/ose të kërkohet përmes gjykatave kombëtare ose ndërkombëtare kompensim për femrat e përdhunuara gjatë luftës.

Vazhdimi me ushtrime gojore siҫ ka bërë qeveria që gati tetëmbëdhjetë vjet, për mendimin tim është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe bazë për padi.

Në një nga artikujt e mi të mëhershëm e përmenda autorin e mirënjohur hebre, fituesin e Ҫmimit Nobel për Paqe dhe mbijetues i Holokaustit, Eliezer “Elie” Wiesel, i cili njëherë tha se tiparet më të rrezikshme dhe të frikshme janë indiferenca ndaj tjerëve dhe lakmia e tyre.

Kështu që, kujdes!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)