25 Prill 2024

Liria dhe dëshmorët

Shkruar nga Mr.sc. Arian Ramadani

Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë. 

Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët prore në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E atij populli që synon ta fitojë lirinë shekuj me radhë dhe që don e din ta ndërtojë lirinë.

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur me e lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Dëshmorët ringjallën sot dhe festojnë bashkë me ne Lirin, deshmoret janë ata qe dhanë jeten për Liri sakrifikuan jeten e tyre duke luftuar dhe duke derdhur gjak.   

Një i moshura me pat thën: \"Lulet me te bukura jane lulet e lirise\", e une kureshtar si i ri që isha e pyeta:\"E ku rriten keto lule?\".

Ai me shume dashuri me përgjigj: \"Ato rriten ne vendet ku kane rene deshmoret dhe ujiten me gjakun e tyre\" , po une isha i  vogel e nuk e kuptoja si mund te ujiteshin lulet me gjak ?...

Dale-ngadale duke u rritur mesoja gjithmone e me shume derisa nje dite me rane ndermend fjalet e ati personi të moshuar dhe atehere e kuptova dometheninen e fjaleve te tij.

Vitet kalojne por ne gjithmone do i kujtojme deshmoret. Breza te tere pas nesh do i kujtojne ata. Ne fund te fundit kjo eshte gjeja me e vogel qe mund te bejme per ta \"t\'i kujtojme\".

Kujtimet e vetme qe kemi per deshmoret jane permendoret dhe lapidaret. Sikur te ishin gjalle ata dhe te shikonin se çfare po heq Kosova e gjore.E kane zaptuar politikanet e korruptuar.

Është futur ne nje humnere e nuk shikon askund rruge daljeje. Gjendet ne tunel po as drite nuk sheh ne fund te tunelit.

Fjala LIRI mund te jete nje fjale e vogel por per popullin Shqipetarë ka nje kuptim shume te madh!!! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)