21 Prill 2018

Ruzhdi Kurtishaj zgjidhet kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës

Prishtinë, 18 maj - Në Kuvendin Themelues Shoqata e Turizmit pranë Odës Ekonomioke të Kosovës ka zgjedhur sot për kryetar Ruzhdi Kurtishaj dhe nënkryetar Petrit Rizaj, me çka është rumbullakësua konstituimi i kësaj Shoqate.   
 
Gjatë kuvendit konstitutiv  u theksua se aktualisht kompanitë të cilat veprojnë në lëmine e turizmit janë duke u ballafaquar me një sërë problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë ligjore dhe administrative  dhe se organizimi i tillë mundëson adresimin dhe  shqyrtimin e tyre të gjithanshëm nga institucionet e shtetit.
 
U vlerësua se problemet me te cilat ballafaqohet kjo industri janë të lidhura me disa dispozita ligjore me TVSH për pushime, TVSH për hotelieri, cilësinë e guidave dhe mos mbrojtjen e tregut nga ndëhyrjet e kundërligjshme nga vendet e rajonit.
Të pranishmit u angazhuar edhe për aprovimin e standardeve në këtë industri dhe subvencionin e turizmit nga e institucioneve qendrore dhe komunale.
Kishte edhe vërejtje të shumta që kanë të bëjnë me Doganën e cila duhet të paguhet për mjetet transportuese të cilat në esencë janë pajisje themelore për transportuesit rrugor dhe vërejtje të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)