28 Mars 2024

Shqipëria zgjeron gjeografinë e turistëve verorë

Tiranë, 22 gusht - Turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ai që dikur quhej \"patriotik\".

Ekspertë dhe drejtues të agjencive turistike në vend thonë se sezoni veror ka diversifikuar ofertën.

Në jug është rritur numri i pushuesve disaditorë nga Polonia, Hungaria madje edhe Rusia.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe maqedonasit fqinjë preferojnë Sarandën, Vlorën apo Ksamilin, ndërsa shqiptarët e Kosovës, përveç Durrësit janë orientuar më shumë drejt plazheve të Lezhës edhe Shkodrës.

Ekspertët thonë se sfida e turizmit shqiptar nuk duhet të jenë shifrat, por zgjatja e sezonalitetit dhe shtimi i vlerës së shpenzuar, si dhe netqëndrimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)