20 Prill 2024

Hardhfest e ka bërë Kosovën destinacion për shumë turistë

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi takoi sot ekipin organizativ të festivalit të rrushit dhe verës Hardhfest. 

MBPZHR njofton se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e deritanishme për edicionin e sivjetshëm të festivalit dhe risitë që do të ketë. \"U vlerësua fakti se hapësira ku organizohet festivali tashmë me investimet e MBPZHR-së dhe Komunës së Rahovecit, po rregullohet dhe punimet po shkojnë mirë\", thuhet në një komunikatë të MBPZHR-së.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka konfirmuar se edhe këtë vit ministria do të vazhdojë të mbështesë organizimin e festivalit, i cili tashmë ka arritur të masivizohet dhe të bëhet një prej festivaleve më të rëndësishme në vend, dhe një destinacion për shumë të huaj.

Nga ana tjetër, organizatorët e festivalit kanë falënderuar ministrinë për mbështetjen dhe informuan për përgatitjet që po bëjnë që ky edicion të jetë edhe më masiv dhe më sa më shumë aktivitete promovuese për verën dhe rrushin. Këtë vit, sipas tyre, një aspekt i rëndësishëm do t’i kushtohet promovimit të turizmit. Sipas tyre, kjo do të bëhet duke organizuar, gjatë gjithë festivalit, ekspedita nëpër vreshta.

Hardhfest këtë vit fillon me 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datë 10 shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)