19 Mars 2024

Gjilani ndan mirënjohje për më të suksesshmit e bujqësisë

Gjilan, 15 qershor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të suksesshmit e sektorit të bujqësisë, në kuadër të shënimit të ditëve të lirisë.

“Calabria” është nderuar për parneritetin strategjik për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë së mishit dhe sektorit të blegtorisë në përgjithësi, Muhamet Shala, për rezultatet e arritura në sektorin e bujqëssië në përgjithësi dhe lavërtarisë në veçanti, ndërsa USAID- programi AGRO, për partneritetin strategjik në të gjitha fushat, e në veçanti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të perimtarisë.

Komuna  ka ndarë edhe një mirënjohje Post Mortum për Ramadan Hamidin, për kontributin, angazhimin dhe rezultatet e arritura në zhvilliminn e bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti ngritjen e sektorit të lavërtarisë dhe perimkulturës në komunën  e Gjilanit.

Kryetari Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë thënë se ky është nje vlerësim i vogël i Komunës karshi punës së madhe që kanë treguar të sipërpërmendurit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)