21 Prill 2018

Komuna e Istogut me ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokave

Prishtinë, 29 maj - Nga sot në komunën e Istogut do të mbahet  ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminar të tokave. 

Është hera e parë që toka në komunën e Istogut do të ketë një vlerë zyrtare. Ministria e Financave  me mbështetjen e shtetit suedez ka ndërmarrë një projekt për vlerësimin e të gjithë tokës në Kosovë.

Me rastin e hapjes së ekspozitës para të pranishmëve foli drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Hysi Maxharraj, ku tha se ftohen të gjithë qytetarët që të njoftohen me vlerën e parcelës së tyre dhe po ashtu të jepni komentet dhe vërejtët rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e qytetarëve do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit preliminar. 

Përveç tjerash një nga arsyet e vlerësimit të tokës është se toka do të tatimoret në të ardhmen dhe kjo do të bëjë të mundur që komuna të bëjë më shumë investime në përmirësimin e jetës së përditshme për komunitetin tuaj, tha ndër të tjera drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.

Për të dhënë sqarime në lidhje me vlerësimin dhe klasifikimin e tokës në komunën tonë në ditën e parë do të qëndrojnë edhe ekspertët Suedez dhe të Ministrisë së Financave-Departamentit të Tatimit në Pronë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj. Për më shumë vizitoni vend ekspozitën në komunë e Istogut  ose web faqen e tatimit në pronë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)