22 Gusht 2017

Çmimet e prodhimeve blegtorale rriten për 2.04 për qind

Prishtinë, 12 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e parë (TM1) 2017.

Për të bërë krahasime dhe për t\'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e parë të viteve 2010-2017 dhe për vitin bazë 2010.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

 Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e parë të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2.04%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 7.67%).

Kurse, Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për (0.05%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2017

 - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 8:30)

- Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore organizon homazhe për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet mbledhje Komemorative për ish-Kryeministrin Rexhepi. (Teatrin Kombëtar, ora 12:00)

  - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi qëndron në shtëpi të të ndjerit. (Suhodoll, ora 13:30)

- Kuvendi Komunal të Mitrovicës organizon homazhe për ish kryeministrin Rexhepi. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 15:00)

- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol. (Shipol, ora16:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet Ceremonia e varrimit te ish kryeminsitrit Rexhepi. (Shipol, ora 16:30)