25 Nëntor 2017

Agrobizneset vendore po fuqizohen me mbështetjen e MBPZHR-së

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, si dhe me programet mbështetëse të ministrisë për agrobiznese për vitin 2017.

Gjatë takimit, ministri Krasniqi theksoi se prodhimtaria bujqësore është njëra prej aktiviteteve më strategjike për nga rëndësia ekonomike dhe agrobizneset janë një prej veprimtarive me zhvillimin më të hovshëm, e të cilat ai tha se do të gjejnë mbështetje të madhe edhe gjatë këtij viti përmes granteve investive të ministrisë. 

Ai i njoftoi ata se me investimet e ministrisë për agrobizneset vendore, kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.

Ai i falënderoi drejtuesit e kësaj ode për mbështetjen që kanë dhënë për bizneset në Kosovë, dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.

Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afaristëve të Kosovës, Skënder Krasniqi, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017 - Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00)