24 Prill 2024

Mbi 5.7 milionë kinezë janë rikthyer në fshat për të nisur biznesin

Pekin, 2 dhjetor - Ministria e Bujqësisë e Kinës thotë se 5.7 milionë fshatarë janë kthyer nga qyteti për të filluar bizneset e tyre në fshat.

Midis tyre, 4.5 milionë veta ishin punëtorë emigrantë në qytetet e mëdha, ndërsa pjesa tjetër janë të rinj të porsa diplomuar dhe ushtarakë që kanë lënë shërbimin ushtarak.

Nga ana tjetër, Kina rurale ka tërhequr rreth 1.3 milionë njerëz, duke përfshirë shkencëtarë dhe teknikë, të cilët kanë lënë qytetin dhe kanë filluar sipërmarrjet e tyre.

Të dhënat u publikuan pasi më herët qeveria njoftoi një sërë politikash mbështetëse për t\'i nxitur njerëzit të hapnin biznesin e tyre në fshat.

Nisma e qeverisë synon gjithashtu t\'i nxitë njerëzit të kthehen në fshat, ku shumë fëmijë e të moshuar ndodhen të braktisur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)