28 Mars 2024

Promovohet projekti demonstrues për ruajtjen e pyjeve

Prishtinë, 19 tetor - Sot në Malet e Sharrit, Kobeni - afër Shtëpisë së Malorëve në Prizren, duke filluar nga ora 10:30, CEED Kosovo, në partneritet me AKEREE-në dhe Agrobiznesi-n,  perkrahur nga UNDP- do të promovojnë “Projektin demonstrues për ruajtjen e pyjeve”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë” (SLED2), me synim që të ngritë vetëdijen e qytetarëve për ndryshimet klimatike.

Me këtë rast do të bëhet ripyllëzimi me 8000 fidane. Përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale, të UNDP-së dhe organizatave mjedisore do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Projekti „Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë“ (SLED2) financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe nga UNDP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)