7 Shtator 2010

Shpallje / Publikime

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

04.09.2010MEF shpall konkurse për këto vende te lira te punës:Lexo

MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANSIJE

04.09.2010Naziv pozicije: Lider divizije – Upravljanje gotovinom i dugovimaLexo

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

23.08.2010Rishpallje e konkursit: Zyrtar i lartë për hulumtime, certifikim i ligjëratave për kontabilist dhe licencim të auditorëve (një pozitë)Lexo

Ministri Hyseni takoi Ambasadorët e Francës dhe Italisë

New York, 31 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar edhe sot takime të shumta në New York.

Përveç takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ku ka folur në lidhje me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka ripërsëritur thirrjen për njohje, Ministri ka takuar sot në takime të veçanta edhe Ambasadorët e Francës dhe të Italisë në Kombet e Bashkuara.

Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që Ministri është duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes (“Quint-it”), e që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në takimet me Ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo Cornado të Italisë, Ministri Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së.

 

Komento:




Prapa

© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh