10 Shtator 2010

Shpallje / Publikime

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

10.09.2010Njoftim mbi zgjatjen e afatit për dorëzimin e dokumenteve për para-kualifikim në procesin e tenderit publik për shitjen e aksioneve të Postës dhe...Lexo

MINISTRY OF ECONOMY AND FINANCE

10.09.2010Information: on the extension of the deadline for submission of the documents for pre-qualification in the public tender process for the sale of shares in Post and...Lexo

MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANSIJE

10.09.2010Obaveštenje: o produženju roka za predaju dokumentacije za predkvalifikaciju u procesu javnog tendera za prodaju deonica Pošte i Telekoma Kosova, d.d. (PTK)Lexo

Kundër miratimit të strategjisë për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 29 korrik - Sindikata e Punëtorëve të PTK-së reagon kundër miratimit në parim nga Kuvendi i Kosovës të propozim strategjisë së Qeverisë për privatizimin e PTK së. Drejtuesit e Sindikatës thonë se do të vazhdojnë me kundërshtimin e privatizimit.

Kuvendi i Kosovës miratoi dje në parim strategjinë për privatizimin e PTK-së. Por, drejtuesit e Sindikatës mendojnë se votimi nuk është kryer si duhet pasi në sallë nuk ishin prezentë shumica e deputetëve.

Kryetari i sindikatës Milazim Alshiqi thotë se vetëm 30% e deputetëve kanë votuar për këtë strategji. “Unë besoj se është një shqetësim i madh për të gjithë se si është marrë vendimi në Kuvendin e Kosovës. Nga proporcioni i deputetëve del se vendimi i deputetëve është në një 30%, pra i vogël.”

Alishiqi njëherit kritikon deputetët për mos-informim rreth procesit. “Gjatë bisedave që kemi pas me ta shumica prej tyre nuk janë të njoftuar në mënyrë të argumentuar se si duhet të vendoset fati i PTK-së. Nuk e njohin këtë materie, nuk hyjnë në analiza për të parë se sa është ekonomikisht i arsyeshëm me u privatizu apo sa është i arsyeshëm me u kundërshtu”.

Ai potencoi se votimi në Kuvend nuk do të ndikojë tek ta, por do të vazhdojnë që me argumente edhe më të forta ta kundërshtojnë procesin e privatizimit të PTK-së. 

Komento:




Prapa

Kulturë

Lady Gaga akuzohet për kopjim

SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007. Lexo

Teknologji

Panari i teknologjis, porositen mallra prej 3,5 miliardë euro

Berlin, 10 shtator - Panari ndërkombëtar i produkteve elektronike (IFA) në Berlin arriti një bilanc rekord në përfundim të tij. Sektori i tregtisë porositi mallra në vlerë 3,5 miliardë euro. Një plus prej 9% krahasuar me vitin e shkuar. Lexo

© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh